Ribotohen kujtimet e Drita Agollit, të parës regjisore shqiptare të diplomuar, Shanaj: Model i gruas së emancipuar! E bija tregon 'pengun’: Iku duke kënduar

Në 95-vjetorin e lindjes të Drita Agollit, holli i “Arteve” u mbush pot me personalitetet e artit e kulturës në vend... Regjisore e parë e teatrit shqiptar e diplomuar në Moskë , aktore e pedagoge, 5 vjet nga ndarja fizike, ribotohet libri me kujtime i Agollit “I paemri”, ku pasqyrohet jeta artistike skenike me përjetimet e përvojat e “Artistes së merituar”...

“E para shqiptare, porsi një personalitet që dha ndihmesë në vendosjen e shkollës sonë në baza të fuqishme artistike, por edhe shkencore”, thotë Petrit Malaj.

“Ky është një libër për të treguar sfidën e grave shqiptare, ishte një detyrim moral i Ministrisë së Kulturës”, thotë ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Studentët e saj, kujtojnë pasionin e Dritës për teatrin, autoritetin e zërin kritik në ‘habitatin’ e mbizotëruar nga burrat artistë, e mbi të gjitha modelin e një gruaje të lirë.

“Kam qenë me fat që kam pasur një profesoreshë mendjendritur, njeriun më të emancipuar që kam takuar në jetë” thotë regjisori e aktori Mevlan Shanaj.

“Mbetet në vazhdim, jo për mua si një vdekatar, por për të gjithë njerëzit që në njëfarë mënyre na jepet ky mision që ta përcjellim një kod të caktuar estetik tek të tjerët, si një vazhdimësi e këtij rrugëtimi që ne kemi me pedagogen tonë të dashur”, thotë regjisori Kujtim Çashku.

Të pranishme dy vajzat, rrëfejnë jo vetëm nënën shembullore, por edhe artisten plot pasione, edhe më pak të njohura, si dëshira e madhe për të  kënduar.

“Në fund, në shtratin e ikjes ajo filloji të intonojë serenatat e bukura korçare, por në vend që të thoshte ‘o korçare sa e bukur je’, thoshte ‘o shqiptare sa e bukur je’, sepse e deshi shumë gruan shqiptare”, thotë e bija, Tamara.

Nga roli i Marielit në ’51-shin si aktore në dramën Zëri Amerikës, tek vënia në skenë e “Lumit të vdekur” e “ Njeriu, virtyti, kafsha e Pirandelos”, në Teatrin Kombëtar në vitin 2000, karriera e Agollit është një shkollë më vete për brezat që vijnë. Në emër të saj familja këtë vit akordon bursën “Drita Agolli” studentit më të mirë të regjisë. Ndërsa Ministria e Kulturës vendos ta kthejë në një vlerësim të përvitshëm.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve