Amnistia penale, Rama: Do e votojnë të gjithë, s’kanë ku shkojnë! Kreu i PS mbledh drejtuesit e qarqeve: I domosdoshëm fuqizimi i partisë

TIRANË- Partia Socialiste po vijon punën në terren për procesin e rienergjizimit. Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot për rreth 1 orë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë rozë, takim ky që vjen pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të dielën e 17 marsit.

Pas mbledhjes, duke folur për mediat, Rama u ndal në objektivat e socialistëve për anëtarësimet e reja, ndërsa theksoi se është i domosdoshëm fuqizimi i partisë.

“Jemi në një proces shumë të rëndësishëm edhe të thellë si asnjëherë më parë për rienergjizimin e gjithë qelizave bazë të organizmit të PS, organizatave në gjithë territorin dhe për vazhdimin e hapjes së partisë, për anëtarësime të reja. Kemi vendosur objektivin 50 mijë anëtarë të rinj deri në Kongresin e qershorit, besoj se me çfarë kemi parë dhe kemi realizuar deri tani është objektiv i arritshëm", tha Rama.

Pas arritjes së dakordësisë me opozitën për kthimin e Kuvendit në normalitet, kreu i qeverisë nuk i shpëtoi pyetjes se me cilat vota do kalojë amnistinë penale, e cila pritet të kalojë në seancë javën e ardhshme. Kryeministri tha se amnistia është në Kuvend dhe do ta votojnë të gjithë, pasi nuk kanë ku të shkojnë.

“Amnistia është në Kuvend dhe do ta votojnë që të gjithë se nuk kanë ku shkojnë pa votuar. Nuk do votojnë për PS, por për një akt që historik parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake, është një akt që krijon mundësi që shteti të ushtrojë detyrimin kushtetues të lehtësimit të barrës së dënimit për ata njerëz që meritojnë të shfrytëzojnë këtë detyrim”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se objektivi strategjik i PS është të çojnë para vizionin për Shqipërinë 2030, duke theksuar se është e rëndësishme që vendi ynë të jetë gati për të qenë anëtarë të BE.

"Është e domosdoshme të fuqizojmë PS, sepse është e vetmja forcë politike në Shqipëri që ka alternativë qeverisëse, që ka edhe përgjegjësinë reale për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Objektivi ynë strategjik është që Shqipëria 2030 të ngjitet në atë majë pa kthim mbrapa dhe kurora e kësaj maje është padiskutim gatishmëria për të qenë anëtarë të BE”, tha Rama. 

PS ka vendosur prioritet anëtarësimin 50 mijë anëtarësime të reja në organizata deri në Kongresin e Qershorit. Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.

Më 12 maj e gjithë Partia Socialiste do të zgjedhë delegatët e kongresit që mbahet më 12 qershor, ndërsa tashmë ka nisur procesi për zgjedhjet e drejtuesve të organizatave socialiste në të gjithë vendin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin