Dy qarqe pa numëruar votat e kandidatëve/ Thyejnë herësin Boçi, Xhafaj dhe Rakipi! Ilir Beqaj nuk futet në Kuvend, edhe Spahia i PD nuk ia del

TIRANË- Numërimi i votave për kandidatët ka ecur me ritme të shpejta, pasi edhe pak kuti kanë mbetur për t'u numëruar në 2 qarqe, ndërsa në 10 qarqe të tjera ky proces është mbyllur. Surpriza u krijuar në Shkodër, ku Ilir Beqaj nuk arriti të merrte mandatin e deputetit, ndërsa në Elbasan Luçiano Boçi ka thyer herësin duke u renditur në listën fituese. E njëjta gjë vihet re edhe me Fatmir Xhafajn dhe Ornaldo Rakipi në listën e PS-së në Tiranë, të cilët kanë thyer herësin dhe janë ndër dy më të votuarit. 

Ndërsa në PD më i votuari është Lulzim Basha i ndjekur nga Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi. Ajo që vihet re është se qytetarët nuk kanë votuar Sali Berishën, liderin historik të PD duke marrë mbi 5 mijë vota edhe Monika Kryemadhi  mbi 1800 vota. Procesi është mbyllur zyrtarisht në Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë, Berat, Lezhë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.  

Në Tiranë Ervin Bushati, Fidel Ylli, Majko e Kodheli nga lista e PS mbeten jashtë Kuvendit! Futen Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi, të cilët ishin jashtë listës së sigurt dhe thyen herësin. Në PD lista kryesohet nga kryetari Lulzim Basha, ndjekur nga Agron Shehaj dhe kreu FRPD-së Belind Këlliçi. Ndërsa Berisha është më pak i pëlqyeri.

Në qarkun e Durrësit po ashtu numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputet është mbyllur. Në PS kryeson bindshëm Edi Rama ndjekur nga Lefter Koka, ndërkohë që në PD me i votuari rezulton Igli Cara, ndjekur nga Manjola Luku dhe Andia Ulliri.

Në Elbasan sa i takon PD surpriza vjen nga Luciano Boçi i cili theu herësin dhe fitoi mandatin e deputetit. I dyti është Dashnor Sula, dhe i treti Gazmend Bardhi. Listën e PS e kryeson bindshëm, Taulant Balla, ndërsa është më votuari, i ndjekur nga Saimir Hasalla. Ndërsa nga LSI Monika Kryemadhi është më pak e votuara.

Në Vlorë është mbyllur numërimi dhe një kuti ka dalë e pavlefshme. Në listën e PS e kryeson Rama cili thyen është me i votuari dhe ndiqet nga ministrja Denaj dhe pastaj nga drejtuesi politik Damian Gjiknuri, ndërsa në kampin tjetër në PD kryeson Bujar Leskaj. Në asnjë prej listave s'ka një kandidat që e thyen herësin. Luan Rama i LSI nuk ka marrë mjaftueshëm vota.

Në Fier është mbyllur numërimi ku më i votuari nga PS është Erion Braçe, ndërsa në vend të dytë është kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, të dy kanë fituar mandatin e tyre. Në listën e PD, më i votuari është Agron Kapllanaj por nuk ka mundur dot të sigurojë mandat në Kuvend pasi nuk ka thyer dot herësin e listës së partisë. Kapllanaj ka marrë më shumë vota se 121 deputetë që kanë marrë mandatin paraprak nga KQZ, por ai sërish nuk ka mundur dot të hyjnë në Kuvend pasi ishte i renditur në vend të 7 të listës nga 6 mandate që mori PD në Fier.

Në Lezhë nuk ka pasur asnjë surprizë, pasi mandatet i kanë marrë kandidatët në listat fituese si të PS dhe të PD.

Në Dibër, PD mori 3 mandate ku më i votuari i listës se saj Xhelal Mziu. Në listën e PS në Dibër më e votuara është Aurora Mara.

Në Korçë në radhët e socialistëve më i votuari është Niko Peleshi. Ndërsa sa i takon listës së PD ku në qarkun e Korçës mori 5 mandate më votuari është Ervin Salianji.

Në Berat LSI pësoi një humbje të thellë duke mos marrë asnjë mandat, ku kishte përballë ish deputetin e saj Nasip Naco, i 4-i më i votuar në listën e PS, ndërsa më i votuari ishte Blendi Klosit. Sa i takon listës së PD më i votuari është i pari i listës Tomor Alizoti.

Në listën e Shkodrës më i votuari në PD është Bardh Spahia me 7219, por që nuk arrin të thyejë herësin dhe të futet në Kuvend. I dyti në PD është Helidon Bushati ka marrë 6743 vota, i ndjekur Zef Hila me 5975 vota. Nard Ndoka ka marrë vetëm 228. Në listën e PS, e cila mori 3 mandate në Shkodër, më i votuari deri tani është Paulin Sterkaj me 7335 vota, i ndjekur nga Benet Beci me 6131 vota.

Në Gjirokastër Tritan Shehu është deputeti i vetëm i zgjedhur nga radhët e PD, ndërsa nga PS me i votuari është ministri Çuçi i cili ka thyer herësin duke marrë mbi 10 mijë vota e pas tij Laert Duraj. 

Në Kukës Në listën e PD i pari më i votuar është Flamur Hoxha, ndërsa nga PS është Gerta Duraku. Aktori Petrit Malaj nuk e mori dot mandatin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:45
Një QV pa numëruar në Tiranë, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi kryesojnë listën tek PS! Pa surpriza në PD

1619765903_xhafaj.jpg

Në Tiranë janë numëruar deri më tani votat e 1242 nga 1243 qendra votimi, për kandidatët për deputetë. Në listën e kandidatëve të PS-së, kryeson Fatmir Xhafaj me 16738  vota, pas tij, më i votuari në radhët e PS-së rezulton Ornaldo Rakipi me 15697 vota. E 3-ta është Belinda Balluku me 15361 vota. 

Xhafaj dhe Rakipi tashmë kanë thyer herësin duke u futur në listën fituese. Ndërsa jashtë Kuvendit ka mbetur Ervin Bushati, Fidel ylli, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli.

Listën e kandidatëve më të votuar të PD së në Tiranë e kryeson Lulzim Basha me 16073 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 13780 vota, Belind Këlliçi me 11577 vota, ndërsa Sali Berisha ka marrë vetëm 6744.

Në radhët e LSI-së, në Tiranë kryeson Përparim Spahiu me 3402 vota, Monika Kryemadhi me 2436 vota dhe Floida Kërpaçi me 1639 vota.

Ora 23:24
Rama më i votuari në Durrës, Lefter Koka pas tij! Surpriza në PD, i pari Igli Cara, ndiqet nga Manjola Luku dhe 22-vjeçarja që kandidon për herë të parë

Mbyllet numërimi i votave preferenciale për kandidatët në Durrës. Kryeministri Edi Rama, i cili ishte renditur i 8 në listë ka rezulton kandidati më i votuar në këtë qark me 15871 vota. Pas Ramës, më i votuari është Lefter Koka me 9609 vota. Pastaj vjen kandidati për deputet Rrahman Rraja i cili ka arritur që të marrë 7759 vota.  I 4 më i votuari në këtë qark është Yurgis Çyrbja me 6583 vota.

Nga Lista e Partisë Demokratike, dy kandidatet më të votuara janë dy femra. Lista kryesohet nga Igli Cara me 6952 vota, e dyta kalon Manjola Luku me 6108 vota. Pas saj vjen Andia Ulliri, e cila kandidon për herë të parë si deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe është vetëm 22-vjeçe dhe ka arritur që të fitojë 5595 vota.

Ora 16:39
Mbyllet numërimi në Fier, Agron Kapllanaj merr më shumë vota se 121 deputetë dhe s'hyn në Kuvend! Braçe kalon Ruçin për vota, të dy marrin mandatin

Në qarkun e Fierit është mbyllur numërimi i 580 qendrave të votimit për kandidatët. Në listën e PD, më i votuari në Fier është Agron Kapllanaj me 9274vota por nuk ka mundur dot të sigurojë mandat në Kuvend pasi nuk ka thyer dot herësin e listës së partisë. Kapllanaj ka marrë më shumë vota se 121 deputetë që kanë marrë mandatin paraprak nga KQZ, por ai sërish nuk ka mundur dot të hyjnë në Kuvend pasi ishte i renditur në vend të 7 të listës nga 6 mandate që mori PD në Fier. I dyti më i votuar në këtë qark nga PD është Luan Baçi me 5315 vota.

Në listën e PS, Erion Braçe ka marrë vota më të larta preferenciale 15622 vota, ndjekur nga Gramoz Ruçi me 10292 vota duke siguruar gjithashtu mandatin. 

 Edhe Monika Kryemadhi ka fituar një mandate këtu nëse pranon dhe ka marrë 1771 vota.

PS 9 mandate

Erion Braçe

Petro Koçi

Lindita Buxheli

Baftjar Zeqaj    

Antoneta Dhima             

Bujar Çela          

Ismet Beqiraj   

Tatiana Piro

Gramoz Ruçi

LSI 1 mandat

Monika Kryemadhi (nëse pranon mandatin në Fier)

PD 6 mandate

Enkelejd Alibeaj

Eralda Bano(Tase)

Saimir Korreshi

Luan Baçi        

Nustret Avdulla

Ilda Dhori

Ora 16:30
Mbyllet numërimi në Vlorë, Rama më i votuari i PS-së, pas tij vjen Denaj! Në PD i pari Bujar Leskaj

Në qarkun e Vlorës numërimi i votave preferenciale për kandidatët ka përfunduar dhe një kuti ka rezultuar e pavlefshme. Në Partinë Socialiste Kryeministri Edi Rama është më i votuari me 11412 vota. E dyta është Anila Denaj e cila ka 6428 vota duke kaluar edhe drejtuesin e politik Damian Gjiknurin, i cili renditet i treti më i votuari me 6009 vota. Ndërkohë që në PD më i votuari është Bujar Leskaj me 5254 vota. Në asnjë prej listave nuk ka ndonjë kandidat që ka thyer herësin.

Ora 16:10
Mbyllet numërimi në Lezhë, asnjë surprizë, mandatet i marrin kandidatët në listat fituese

Në Qarkun e Lezhës mbyllet numërimi ku numërohen të 249 qendrat e votimit. Në këtë qark PD mori 4 mandate të shpërndara për Mark Markun, Agron Gjekmarkajn, Lindita Metaliaj dhe Kastriot Piroli. Më i votuari në listën e PD është Kastriot Piroli me 9374 vota, i ndjekur nga Mark Marku me 5321 vota dhe analisti Agron Gjekmarkaj ka marrë 4067 vota. Lindita Metaliaj ka marrë 2328 vota.

Ndërsa PS ka mundur të sigurojë 3 mandate, të shpërndara për Lindita Nikollën, Eduard Ndrecan dhe Shpresa Marnoj. Votat më të shumta të socialsitëve i ka marrë  Eduart Ndreca me 7250 vota. E dyta është Lindita Nikolla me 5145 vota dhe Shpresa Marnoj 3171 vota.

Ora 12:36
Luçiano Boçi kalon herësin në Elbasan! Në PS nuk ka surpriza, Balla më i votuari

Në qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 509 qendra votimi nga 511 që janë gjithsej. PS ka marrë 8 mandate dhe  më i votuari në listën e saj është Taulant Balla i renditur në vijën e zjarrit, në pozicionin e 8-të me 21604 vota, i ndjekur nga Saimir Hasalla me 11518 vota dhe Luan Duzha me 6813 vota.

PD e cila ka marrë 6 mandate, më të votuarin ka Luçiano Boçin me 10930 vota, i renditur i 7 në listë. Ai thyen herësin dhe hynë në listën fituese, ndërsa ndiqet nga Dashnor Sula me 7523 vota. Vetë Gazment Bardhi, i pari i renditur i listës së partisë së PD në Elbasan, nuk është aq i dashur për qytetarët pais ka mundur të marrë vetëm 3984 vota.  

Në këtë qark, LSI jo vetëm ka pësuar një disfatë të fortë, por një “shuplakë” ka marrë edhe vetë Monika Kryemadhi. Ajo ka marrë vetëm 717 vota.

Ora 11:15
Berati mbyll numërimin për votat e kandidatëve pa surpriza! Klosi më i votuar nga PS, Naço i 4-ti! Në PD triumfon Alizoti

Mbyllet numërimit për votat e kandidatëve në qarkun e Beratit, ku PS mori 5 mandate dhe PD 2 të tilla. Në listën e PS  kandidati më i votuar është Blendi Klosi, i renditur në vijën e rrezikut në listë duke marrë 12339 vota preferencial i ndjekur nga Bardhyl Kollçaku me 6370 vota. I treti më i votuar i socialistëve është e para në listë Hatixhe Konomi me 5622, e ndjekur nga Nasip Naço me 4667 vota dhe Fadil Nasufi me 4375 vota. Të 5 emrat më të votuar janë të renditur në pjesën fituese duke bërë që vota preferenciale të mos sjellë surpriza për këtë qark.

Nga ana tjetër, PD ka marrë 2 mandate, që do i jepen Tomorr Alizoti me 5054 vota dhe Kasëm Mahmutaj me 4267 vota preferenciale. Ata janë të renditur dy të parët e listës ku dhe do të marrin dy mandate e fituara nga demokratët në qarkun e Beratit.

LSI në qarkun e Beratit pësoi disfatën më të madhe ku nuk mundi të sigurojë asnjë mandat, ndërsa në 2017 ajo kishte marrë 2 deputetë.

 

Ora 07:30
Në Korçë Salianji më i votuari i PD, Spaho i fundit! Peleshi dhe Xhaçka më të votuarit nga PS

Në Korçë teksa janë numëruar të gjitha kutitë dhe gjithçka është mbyllur zyrtarisht sa i takon votës preferenciale të kandidatëve të Partisë Socialiste më i votuar është ministri Niko Peleshi i renditur i 6 me mbi 11479 vota, i ndjekur nga Ilir Pendavinji me 6236, Ilir Topi 5046 dhe ministrja Olta Xhaçka me mbi 4795 vota. PS në Korçë mori 6 mandate. Ndërsa sa i takon listës së PD ku  në qarkun e Korçës mori 5 mandate më i votuari është Ervin Salianji me mbi 9448 vota, i ndjekur nga Seladin Jakupllari 7425, Bledian Nallbati dhe më pas nga Andrea Mano dhe Edmond Spaho që është kryesues i listës.

Sa i përket LSI e cila nuk e mori mandatin e pretenduar në Korçës, kryesuesi i listës Endrit Braimllari është i pari me 1694 vota.

Ora 07:19
Mbyllet edhe në Gjirokastër, asnjë surprizë në të gjithë listat e partive! Çuçi i PS mbështetje të jashtëzakonshme

Ka përfunduar numërimi për kandidatët edhe në Gjirokstër.

Tritan Shehu, deputeti i vetëm i zgjedhur nga radhët e PD-së në Gjirokastër ishte në një garë shumë të fortë për votën preferenciale me kandidatët ne tjerë por gjithsesi përfundoi i parë. Tavo mori 3364 vota, kundrejt 2430 të Roland Bejkos dhe, 2058 të Entela Shehajt.

Nuk ka surpriza në listën e LSI, ku Vangjel Tavo ka marrë vetëm 2237  vota kundrejt 845 votave të kandidatit të katërt Albert Malaj, i cili renditet i dyti nga mbështetja preferenciale.

Sa i përket PS-së duhet thënë se drejtuesi politik i qarkut, Bledar Çuçi ka marrë një numër shumë të madh votash me 11932 të tilla, Laert Dura renditet i dyti si në listë edhe me vota pasi ka marrë 4129, ndërsa kryesuesja e listës Mirela Kumbaro renditet e treta me 2528 vota.

Ora 07:08
Mbaron në Shkodër! Ilir Beqaj nuk do të jetë në Kuvend, edhe Bardh Spahia i PD nuk e thyen dot herësin! Ja renditja e kandidatëve

Në qarkun e Shkodrës janë numëruar 411 kutitë me fletët e votimit. Në listën e Shkodrës më i votuari në PD është Bardh Spahia me 7219, por që nuk arrin të thyejë herësin dhe të futet në Kuvend. I dyti në PD është Helidon Bushati ka marrë 6743 vota, i ndjekur Zef Hila me 5975 vota. Nard Ndoka ka marrë vetëm 228.

Në listën e PS, e cila mori 3 mandate në Shkodër, më i votuari deri tani është Paulin Sterkaj me 7335 vota, i ndjekur nga Benet Beci me 6131 vota.

Ilir Beqaj i renditur i katërti në listë ka marrë 3920 vota dhe nuk e merr mandatin, pasi Stërkaj dhe Beci të renditur i 2 dhe 3 kanë marrë 2-fishin e votave të tij. Ndërsa e para në listë është Edona Bilali e cila ka marrë 2711 vota por mund të zëvendësohet vetëm me një grua që ka më shumë vota se ajo dhe jo nga një burrë. 

Partia e Tom Doshit PSD mori në Shkodër 2 mandate, ku më i votuari është vetë Doshi me 7886 vota preferenciale.

LSI siguroi vetëm një mandat dhe pritet që atë ta marrë i pari në listë Agron Çela, i cili ka  marrë 2656 vota, ndërsa kandidatët e tjerë nuk kanë ende numrin e duhur të votave për të thyer herësin.

Në Shkodër ishte kandidate edhe Jozefina Topalli me partinë e saj të re Lëvizja për Ndryshim. Topalli nuk arriti të sigurojë mandatin për të hynë në kuvend, ndërsa deri tani ka marrë 598 vota preferencial, ndërsa kandidatët e tjerë në listë votat e tyre kanë një numër të papërfillshëm.

Në qarkun e Shkodrës janë numëruar 411 kutitë me fletët e votimit. Në listën e Shkodrës më i votuari në PD është Bardh Spahia me 7219, por që nuk arrin të thyejë herësin dhe të futet në Kuvend. I dyti në PD është Helidon Bushati ka marrë 6743 vota, i ndjekur Zef Hila me 5975 vota. Nard Ndoka ka marrë vetëm 228.

Në listën e PS, e cila mori 3 mandate në Shkodër, më i votuari deri tani është Paulin Sterkaj me 7335 vota, i ndjekur nga Benet Beci me 6131 vota.

Ilir Beqaj i renditur i katërti në listë ka marrë 3920 vota dhe nuk e merr mandatin, pasi Stërkaj dhe Beci të renditur i 2 dhe 3 kanë marrë 2-fishin e votave të tij. Ndërsa e para në listë është Edona Bilali e cila ka marrë 2711 vota por mund të zëvendësohet vetëm me një grua që ka më shumë vota se ajo dhe jo nga një burrë. 

Partia e Tom Doshit PSD mori në Shkodër 2 mandate, ku më i votuari është vetë Doshi me 7886 vota preferenciale.

LSI siguroi vetëm një mandat dhe pritet që atë ta marrë i pari në listë Agron Çela, i cili ka  marrë 2656 vota, ndërsa kandidatët e tjerë nuk kanë ende numrin e duhur të votave për të thyer herësin.

Në Shkodër ishte kandidate edhe Jozefina Topalli me partinë e saj të re Lëvizja për Ndryshim. Topalli nuk arriti të sigurojë mandatin për të hynë në kuvend, ndërsa deri tani ka marrë 598 vota preferencial, ndërsa kandidatët e tjerë në listë votat e tyre kanë një numër të papërfillshëm.

Ora 22:08
Mbyllet numërimi në Dibër, Xhelal Mziu kandidati më i votuar në listën e PD! Aurora Mara kryeson në PS, Dionis Imeraj la bashkinë, por nuk e kaloi herësin

1619168060_mziu.jpg

Në qarkun e Dibrës, bastionin historik të demokratëve, gara ishte e fortë mes PD dhe PS. Demokratët arritën të merrnin qarkun me një mandat më shumë, ku diferenca e votave ishte tepër e ngushtë me socialistët. Është mbyllur edhe numërimi i votave preferenciale në të gjithë qarkun. Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte deputetja tashmë e Partisë Socialiste, Aurora Mara, e ndjekur nga Dionis Imeraj me 5154 vota, Melaim Damzi 4609 vota. Kurse Lavdrim Krashi ka marrë 3317 vota. Duhet theksuar se Imeraj i cili la bashkinë për të kandidauar i treti në listë ka mbetur jashtë Kuvendit pasi nuk e ka thyer herësin.

PS ka siguruar 2 mandate në këtë qark edhe pse diferenca me votat e PD ishte e ngushtë vetëm me 278 vota me pak. Nga lista e PD e cila mori 3 mandate më i votuari i listës se saj është Xhelal Mziu me 5321 vota, i pasuar nga Edmond Isaku me 5098 vota. I 3-ti për nga numri i votave është Kreshnik Çollaku me 5093 vota. LSI në Dibër nuk siguroi mandat dhe se kandidat e saj kanë marrë një numër votash preferenciale të papërfillshme.

Votat për kandidatët:

Partia Socialiste
Lavdrim Krrashi 3370
Aurora Mara 9376
Dionis Imeraj 5154
Melaim Damzi 4609
Spartak Koltraka 1544
Anisa Xhika 504

Marrin mandat dy të parët
Lavdrim Krrashi
Aurora Mara

Partia Demokratike:
Xelal Mziu 5351
Kreshnik Çollaku 5093
Dhurata Çupi 2870
Edmond Isaku 5098
Luan Haka 4374
Irini Shehu 2000

Ora 09:47
Në Kukës mbaron edhe numërimi për kandidatët, qytetarët konfirmojnë liderët, fiks si renditja

1619394139_KUKES.jpg

Qarku i Kukës është i pari qark që ka mbyllur edhe numërimin për kandidatët. Ajo që është interesante është fakti se kuksianët kanë votuar kandidatët në të njëjtën linjë si liderët.

Në listën e PD i pari në listë Flamur Hoxha ka marrë 9159, pastaj vijojnë Isuf Çela me 5227 dhe Shyrete Koka me 3622.

Sa i përket Partisë Socialiste, kryesuesja e listës e cila është zgjedhur tashmë deputete Gerta Duraku ka marrë 5368 vota, Petrit Malaj i dyti me 3666 vota dhe Halim Dauti me 2059 vota.

Partitë e tjera, duke përfshirë edhe LSI nuk kanë histori. 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 28/04/2021 19:19

    Vertet Korca te jete ithtare babalesh! Eshte fymje e rende per ate zone njerzish shume puntore.

    Përgjigju
  • goni: 28/04/2021 07:49

    çun i bukur. tipik mashtrus genjeshtar.

    Përgjigju
    • Like: 28/04/2021 12:38

      Tritanit qe ja futen lushnjaret prasin ne b...

    • 5r4e3w: 28/04/2021 10:20

      tritanus preshus italionus

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!