TIRANË - "Saimir Bajrami më është prezantuar si polic e më pas si shoqërues i një deputeti shqiptar, emrin e të cilit s'ma tha kurrë". Me këtë dëshmi piloti italian Giorgio Riformato nën akuzë për avionin e drogës në Divjakë mohoi të kish dijeni për trafikun e drogës apo njohje të mëparshme me shqiptarët e arrestuar mes tyre dhe Bajramin.
...
"Me një distinktiv policie Saimir Bajrami mu afrua teksa po pija kafen pranë një lokali në dalje të aeroportit, aty mu prezantua si polic dhe shoqërues i një deputeti shqiptar.
Emrin e të cilit nuk ma tha, Bajramin se kam njohur kurrë më parë, dhe e kam takuar më 8 maj në Rinas dhe më ka shoqëruar së bashku me dy persona të tjerë nëpër tiranë dhe deri tek hoteli pranë prokurorisë së përgjithshme ku kam qëndruar 2 ditë."- Me këtë dëshmi piloti italian i avionit të Divjakës Girogo Riformato mohoi të ketë njohje me Saimir Bajramin apo të ketë thurur me të një plan për trafik droge.
Pyetjeve të prokurores Elisabeta Imeraj se përse kishte ardhur në Shqipëri dhe si përfundoi në plazhin e Divjakës, ai ju përgjigj duke sqaruar:
“Në Shqipëri vendosa të vij për turizëm dhe për të parë mundësinë e një investimi duke hapur një agjenci turistike. 2014 ishte viti kur në Shqipëri do të vinte Papa dhe në atë periudhë kompania ime Fox Jet kishte shumë kërkesa për të sjell turist në Shqipëri. Më 10 Maj kur lashë aeroportin e Rinasit dhe po vizitoja bregdetin shqiptar, pësova një defekt teknik për shkak të një turbulence ajrore, lëshova alarmin SOS alarm të cilin kulla ajrore e Brindisit e ka kapur dhe ajo e Tiranës jo”.
Dëshmia e Riformatos vjen për herë të parë pas arrestimit të tij 18 muaj më parë në plazhin e Divjakës nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës të mbetur në tentative.
Në këtë proces gjykata vendosi ti jap fund seancave të dëshmive dhe më 5 nëntor të administroj provat, ndërsa Rifformato i pranishëm në seancë kërkoi lirinë duke argumentuar se faji i tij i vetëm ishte se u prish avioni dhe u rrëzua në Shqipëri.
Redaksia online
(S,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com