Riformatohet Vllaznia e vajzave, prezantohen 9 futbolliste të reja! Trajneri Leka ikën pas 8 vitesh, prestidenti: Duam sërish Champions-in

Vllaznia e futbollit të vajzave ka kryer një formatim të skuadrës në nivel drejtuesish dhe lojtaresh. Grupit të sezonit të kaluar, që shkruajti historinë duke u kualifikuar për herë të parë në grupet e Champions League i janë shtuar 9 futbolliste të cilat vijnë nga kampionati shqiptar, Brazili, Amerika dhe Greqia. Gjithashtu ekipi në sezonin e ri do të ketë një tjetër trajner, i cili pason të sukseshmin Nikolin Leka.

“Përveçse i priveligjum për mua është një përgjegjësi e madhe të drejtoj këtë ekip. Duhet marrë parasysh që ekip nuk njeh as humbjen dhe ne sëbashku me stafin drejtues duhet të vazhdojmë ta mbajmë në këto nivele që është prej kaq vitesh,”-u shpreh Haris Lika, trajneri i Vllaznisë.

Nikon Leka është larguar si trajner i Vllaznisë pas tetë sezonesh, por ai do vijojë në klub pasi tani do mbajë pozicionin e drejtorit Teknik.

“Nuk është thjeshtë privilegj të jesh drejtor Teknik i Vllaznisë vajzave, por është një pozicion që kërkon një punë të jashtëzakonshme,”-tha Nikolin Leka, ish-trajneri i Vllaznisë.

Pavarësisht ndryshimeve të mëdha objektivat e Vllaznisë mbeten triumfi i padiskutueshëm në futbollin shqiptar dhe përsëritja e historisë në Europë.

“I bëjmë me dije opionit që ekipi ynë është në rrugën e duhur për të arritur objektivat që ekipi ka për pjesmarrjen në Champions League, për të kaluar nivelet e para dhe për t’u përfaqësuar në nivele më të larta. Gjithashtu edhe në kampionat ekipi ka objektiv që ka patur çdo vit për ta fituar. Pastaj edhe Kupën e Reupblikës,”-deklaroiLazer Matija, president i Vllaznisë.

Më 22 maj të këtij viti Vllaznia u shpall kampione e Shqipërisë për herë të 10 rradhazi, ndërsa tani po u jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të “UEFA Ëomen’s Champions League”, me duelet e turin të parë që do zhvillohen në fillim të muajit shtator në Shkodër.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën