Rihapet portali 'Infermierë për Shqipërinë', Manastirliu: Punësohen 191 infermierë me meritë e transparencë

Rihapet portali 'Infermierë për Shqipërinë', Manastirliu: Punësohen 191 infermierë me meritë e transparencë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka pritur në një takim 191 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike të punësuar gjatë muajve Dhjetor-Janar, nëpërmjet portalit ‘Infermierë për Shqipërinë’. 

“Plotësojmë 100% nevojat e shërbimit publik me infermierë, të cilët sot përzgjidhen vetëm falë meritës së tyre me portalin ‘Infermierë për Shqipërinë’ - tha Manastirliu.

Manastirliu deklaroi se portali është rihapur, pasi sipas saj, ka një dinamikë shumë të madhe në sistemin shëndetësor sa i përket krijimit të vendeve vakante dhe ftoi të gjithë profesionistët e shkencave teknike mjekësore të bëhen pjesë e testimit, për t’u punësuar në mënyrë transparente.

“Pavarësisht se portali ka një listë pritje rreth 1 mijë profesionistë është hapur përsëri dhe deri në datën 5 Shkurt për aplikuesit e rinj në profesionet  shkencave mjekësore teknike, për t’ju dhënë mundësi të gjithë atyre që duan të përmirësojmë rezultatet, të konkurojnë përsëri si dhe për t’i dhënë mundësi kujtdo që do të bëhet pjesë e sistemit publik, të konkurojë në portal”, tha Manastirliu.

Nga fillimi i portalit “Infermierë për Shqipërinë” 2 vite më parë, janë punësuar mbi 2200 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike në sistemin shëndetësor publik.

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!