ELBASAN - Rihapet autostrada Tiranë-Elbasan, e bllokuar dy ditë më parë. Bllokimi i rrugës u bë për shkak të punimeve të rrugës dhe vijimit të njërës korsi të autostradës. Tuneli u bllokua ditën e mërkurë prej orës 07:00 të mëngjesit dhe u hap pasditën e sotme. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto.

Në fjalën e tij, ministri u shprehe se, “kjo është një rrugë model e cila vendos standardin në rrugët që perfundojnë në Shqipëri. Rruga i sherben edhe komunave të zonës të cilët do t’i lidhë më shpejt me qendrat urbane”.

Ministri i bën thirrje banorëve që të kenë kujdes të veçantë për rrugën dhe më sinjalistikën.
 
“Roja më e mirë e pronës publike është ndërgjegjja qytetare. Çdo ndërhyrje e paligjshme është me pasoja fatele për perdoruesit e rrugës” e mbylli fjalën e tij Haxhinasto.

Hera e fundit që tuneli u mbyll ishte nga 20 qershori deri më 10 korrik. Ndërkaq me hapjen e aksit Tiranë-Elbasan, tashmë automjetet nuk janë të detyruara t’i bien më nga rruga e vjetër e Krrabës. 

Autostrada Tiranë-Elbasan u inagura më 16 qershor të vitit 2013 nga ish-kryeminstri Berisha, por punimet me cilësi të dobët janë bërë shkak për mbylljen e kësaj autostrade disa herë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)