Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke e mbështetur nga Jala. Gjatë fjalës së tij në Akademinë Verore, Rama u shpreh se Bashkia e Tiranës po ecën në rrugën e duhur duke lënë të nënkuptohet qartë se do të rikonfirmojë Veliajn në zgjedhjet e ardhshme lokale të 2019. Përsa i përket këshillave bashkiakë, Rama theksoi se të rinjve do t’u jepet mundësi, ndërsa do të respektohen kuotat gjinore 50-50%.
Vitin e ardhshëm të gjithë këshillat do ti kemi 50 me 50 djem me vajza, gra me burra. Kurse për urbanizmin ajo është një sfidë në vazhdim. Janë bërë dëme të jashtëzakonshme në vite të tëra. Nuk është e lehtë. Megjithatë, besoj që Tirana është në rrugën e duhur. Në Tiranë po bëhet maksimumi. Edhe në disa bashki të tjera që e kanë këtë plagë shumë të madhe unë besoj që po bëhet një punë shumë e madhe.
Sigurisht që janë probleme pafund që nuk mbarojnë asnjëherë, por besoj që po bëhet një punë goxha sistematike dhe ajo që është më e rëndësishmja është që po bëhen punët me radhë. Çka e karakterizoi qeverisjen e vendit tonë për 20 e ca vite ishte që s’kishte radhë puna. Një këtu, një atje, një atje, një këtu edhe faktikisht shteti, Shqipëria, si shtet, si institucione u bë së Bathorja, një kioskë këtu, një kioskë atje, një ndërtim këtu, një ndërtim atje, një garazh këtu, një lavazh atje.
Kështu u bënë Ministrisë. Kështu u bënë Agjencitë. Kështu u bënë dhe sot e gjithë ditën ne kemi akoma shumë punë për të pastruar këtë trashëgimi, me institucione të futura nëpër shtëpi, me shtëpi të kthyera në institucione, me historira të paimagjinueshme, pra është proces dhe duhet durim. Duhet shumë durim.Edi Rama
Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për turizmin si fuqi ekonomike dhe ndryshimet që janë bërë në vitet e fundit.
Deri vjet këtu ishte një kaos dhe rrëmujë me makina, situatë e degraduar, sot është krejt tjetër nga pikëpamja e infrastrukturës së bregdetit dhe është një hapësirë krejt tjetër. Sot në Shqipëri problemi kryesor nuk është mungesa e vendeve të punës, pasi nuk mungojnë vendet e punës sot, ka mijëra dhe dhjetra, problemi është që ne kemi nevojë të kemi nevojë për vende më cilësore dhe më të paguara.
Edi Rama
Ne rrugen e duhur te hajdutllikut
PërgjigjuHajduta
PërgjigjuPOPULL NDALOHET VOTIMI PER VELIAJN NUK PERFAQSON POPULLIN ESHTE ANTAR I KUPOLES I BANDES HAJDUTERVE DHE OLIGARKEVE TE PS ME KRYEOLIGARKUT ED RAMA
PërgjigjuPo o legjendë fluturon që cke me të...a e the ti...ndërkohë bëj i xhiro andej nga bulevardi zogu i parë dhe ver ndonjë pllakë se u thyen makinat...edhe rrugën e stadiumit "me kulle" shihe ndonjë ditë se po bien maunet në gropa se veturat ikën për lesh...dhe thuaj këtij fikut boll me biçikletat se na çtrapin...
PërgjigjuMetroja dhe trami kombinat kinostudio kur do behen pa te tjerat i keni lajle e lule?
Përgjigju