Rikonstruksioni i sallës së koncerteve tek Artet, 150 mijë euro për studimin e fizibilitetit

Salla e madhe e koncerteve në Universitetin e Arteve do të rikonstruktohet. Të paktën, kjo është iniciativa e ministres së Kulturës, Elva Margariti, e cila ka nënshkruar marrëveshjen për fazën e parë, studimin e fizibilitetit, që do të kushtojë 150 mijë euro. Marrëveshja u nënshkrua midis Ministrisë së Infrastrukturës edhe Energjisë, Ministrisë së Kulturës, TAP-it, Universitetit të Arteve edhe Agjensisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim

 “E kishim premtuar këtë moment. Insistova të bëhej këtu, sepse ndokush mund dhe të mos e ndjente situatën ku është salla e UA-së. Mendoj se jemi duke ndërrmarrë nj ëhap të rëndishëm duke i dhënë jetë kulturore sallës. Kjo ndërhyrje do të ngelë në histori, sepse kemi të bëjmë me një monument kulture, ku duhet që të gjenerohet art edhe kulturë”,  shprehet Elva Margariti.                     

Universiteti i Firences ka kryer një studim mbi vlerësimin e gjendjes së sallës koncertore.

“Kontributi i parë do të jetë për fizibilitetin e studimin edhe projektin e plotë për rikonstruktimit. Projekti është i ndarë në disa faza, do të bëhet studimi i fizibilitetit”, thotë Malfor Nuri, menaxheri  i TAP.                         

Ndërsa, para se të nis rikonstruksioni i sallës projekti duhet që të kalojë edhe në disa faza të tjera.

“Janë procedura që do të ndiqen hap pas hapi, por në këtë fazë flitet vetëm për studim fizibiliteti”, shton Nuri.                               

Godina e Universitetit të Arteve është monument kulture, i kategorisë së II. Shtrihet në qendrën historike të qytetit të Tiranës dhe është ndërtuar në fund të viteve ’30 nga arkitektë edhe inxhinierë italianë. Prandaj, kërkohet edhe një kujdes i madh në ndërhyrjet që do të bëhen. Për këtë rektori i Arteve Kastriot Çaushi shprehet se

“U pa nevoja reale që kanë studentët edhe pedagogët, por edhe krijuesit edhe spektatorit. Kjo është një sallë historike, e krijuar që në vitit 1939 dhe këtu kanë ndodhur shumë aktivitete politike edhe kulturore, edhe në 80 vite nuk është vënë ndonjëherë dorë. Është një nga sallat më të rrallat në Ballkan për akustikën edhe formën e ndërtimit. Do të duhet që të bëhet një punë shumë e madhe, një fond i rëndësishëm, por do edhe një kreativitet për të qenë konservator,  që mos ta prishim atë që është. Duhet ta ruajmë këtë gjë me kujdes”, shprehet rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi.

Universiteti i Arteve është ndërtuar në vitin 1939 nga arkitekti italian Gherardio Bosio. Me përjashtim të disa ndërhyrjeve para dy dekadash, kjo është ndërhyrja e parë restauruese që do t’i bëhet kësaj salle.   

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja