Rikonstruksioni/ Ministrja e re, Margariti, premton çeljen e operës në fund të 2019-s

Rikonstruksioni/ Ministrja e re, Margariti, premton çeljen e operës në fund të 2019-s

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka inspektuar punimet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, sipas njoftimit zyrtar të këtij institucioni. Margariti së bashku me ekipin e inxhinierëve dhe drejtuesve të projektit u njoh nga afër me fazat e punës në kantier, me punimet e ndërtimit, punimet strukturore, ku vlen të theksohet ecuria e mirë e punimeve të interierit, por edhe të instalimeve mekanike dhe elektrike.

“Shpreh angazhimin e qeverisë shqiptare në një projekt madhor, projekt i munguar prej 6 dekadash në investime në Art dhe Kulturë. Ky investim, që kap shifrën e 1,5 miliardë lekëve, synon t’i rikthejë dinjitetin e munguar artistëve. Punimet po vijojnë me ritme intensive. Bazuar në këto ritme pune të kantierit besojmë në një përfundim të këtij projekti në fund të vitit 2019”, u shpreh Margariti. Sipas ministrisë, projekti për rehabilitimin e Teatrit të Operës dhe Baletit shumëfishon hapësirat, si për publikun, por edhe për artistët, të cilët do të kenë ambiente më komode për prova.

Projekti i rehabilitimit synon një Teatër të Operës dhe Baletit tërësisht të modernizuar, ku ndryshojnë të gjitha pajisjet e vjetra mekanike të viteve ‘50 dhe automatizohen krejtësisht në shërbim të publikut edhe të artistëve. “Punimet po vijojnë me ritme intensive ku vlen të përmendim punimet strukturore që janë drejt përfundimit si: Platforma e re e Publikut, ballkonet e reja, sistemi i ri i akustikës, gropa e re e orkestrës, nënskena, etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?