Rikonstruktohet 'Hermann Gmeiner'
Veliaj:Puna flet më shumë se sharjet

Rikonstruktohet 'Hermann Gmeiner'<br />Veliaj:Puna flet më shumë se sharjet
Dy vjet pasi përuroi si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë shkollën profesionale të teknologjisë së informacionit “Hermann Gmeiner”, kreu u Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u rikthye në fshatin Sos për nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës që mban të njëjtin emër.

I shoqëruar nga deputeti i PS, Besnik Bare, dhe kryetari i Njësisë Administrative Nr. 2, Elez Gjoza, kryebashkiaku Veliaj ndoqi nga afër nisjen e zbatimit të këtij projekti, i cili synon t’i vijë në ndihmë, jo vetëm banorëve dhe institucioneve sociale, por edhe atyre që përshkojnë perimetrin e Liqenit të Tiranës.  

“Kjo është një lagje e re me qytetarë që kanë ardhur pas viteve ‘90, që kanë ndjekur procesin e legalizimit gjatë këtyre viteve, sot u shtohet vlera e pronës. Por, veç kësaj, në këtë rrugë kalojnë qytetarë që dikur ndiheshin sikur jetonin në fshat dhe nga sot do të kenë një hapësirë shumë më dinjitoze”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se ky investim është një tjetër dëshmi se për Bashkinë e Tiranës nuk ka dallim në trajtimin e qytetarëve, pavarësisht nëse jetojnë në qendër apo në zona më të largëta.

Dua t’u kujtoj që njësia 2 ka një popullsi të madhe, është thuajse sa një qytet më vete. Kjo do të thotë se është shumë e rëndësishme që ne të mbajmë një vëmendje jo vetëm në qendër të Tiranës, ku po bëhet sheshi “Skënderbej” apo Bulevardi i Ri, por edhe në periferi”, tha Veliaj.

Ai theksoi se edhe në këtë rast ka qenë shumë e rëndësishme bashkëpunimi i qytetarëve dhe gatishmëria e tyre për të paguar taksat dhe tarifat përkatëse, të cilat kanë mundësuar më shumë të ardhura për bashkinë dhe më shumë investime. 

Dua të falenderoj të gjithë qytetarët që kanë paguar taksat, ujin, sidomos ata që kanë paguar parkingjet. Është e vetmja mënyrë se si na mundësohet që me paratë e ardhura nga parkingjet t’i kthejmë menjëherë në investime, që secili ia sheh dukun përpara shtëpisë së vet”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku bëri të ditur se pavarësisht akuzave dhe sulmeve që i bëhen Bashkisë së Tiranës, ajo është e vendosur që të vijojë punën në shërbim të qytetarëve, për të bërë të mundur realizimin e qytetit të ëndrrave.

Dy janë mundësitë, ose merremi me llafe, me shpifje, me debate shterpë, pa dobi, ose i fokusoemi te puna. Motoja e Bashkisë së Tiranës është më mirë fokus te puna, sepse puna flet më shumë se shpifjet e sharjet. Shqiptarët kanë kaluar një kohë keqqeverisje në Tiranë, ku kultura e politizimit të bashkisë, e shpifjeve, sharjeve dhe e debatit politik, kishte eklipsuar axhendën e qytetit. Jemi shumë të fokusuar tek axhenda e qytetit dhe sa të drejtoj këtë bashki, do jem i fokusuar te puna, sepse besoj se në fund të ditës qytetarët duan punë konkrete. Janë lodhur nga llafet e sharjet e duan të shohin një qytet që menaxhohet me korrektesë dhe të shikojnë se si cilësia e jetës së tyre, e fëmijëve të tyre, përmirësohet çdo ditë”, theksoi Veliaj.

Deputeti i PS, Besnik Bare, falenderoi Bashkinë e Tiranës që po i jep Njësisë nr. 2 një tjetër investim që rrit cilësinë e jetës së qytetarëve të saj.

Është rasti që këtij komuniteti t’i themi se dalëngadalë me angazhimin total të bashkisë, gjithçka do të ndryshojë dhe shembulli më i mirë është kjo rrugë që është duke ndryshuar. Ndaj komuniteti duhet të ketë durim se bashkia e ka në vëmendje, edhe në planin e buxhetit të vitit të ardhshëm janë parashikuar pjesë të tjera të infrastrukturës. Duhet durim dhe mirëkuptim, sepse Bashkia menaxhon ato taksa të cilat ne  i paguajmë dhe praktikisht i kthen mbrapsht nëpërmjet rrugëve. Jam i bindur se pas 2-3 vitesh, situata këtu do të jetë mjaft e ndryshime pozitive”, tha Bare.

[gallery]19179[/gallery]

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran