Rreshjet e shiut të rëna gjatë ditës së martë kanë sjellë përmbytje në disa qytete. Elbasani ka qënë qyteti më i prekur, ku uji ka përmbytur shumicën e rrugëve. Vështirësi ka patur edhe në qarkullimin e mjeteve.
 
Rreshjet kanë qënë më intesitet të lartë, çka solli bllokimin e pusetave dhe daljen e ujit nëpër rrugë. Edhe në Tiranë ka pasur rreshje, por jo përmbytje.
 
Gjithashtu nga shirat e rëna është prekur edhe Lezha, ku ka pasur përmbytje.
 
Sipas metereologëve rreshjet e shiut do të vijojnë deri mëngjesin e së mërkurës.
 
Moti do ti rikthehet normalitetit gjatë mesditës së të mërkurës, ndërkohë që temperaturat kanë pësuar ulje vetëm në disa zona.

shiu elbasan

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)