Pavarësisht rritjes së lehtë të temperaturave gjatë fundjavës që sapo lamë pas, reshjet e dëborës dhe ngricat janë rikthyer në pjesën më të madhe të vendit.

Të prekura janë zonat veriore, verilindore e juglindore të vendit.

Edhe pse me intensitet më të dobët, reshjet kanë rinisur përsëri në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Elbasan dhe Korçë. Reshje të dendura bore pas pasur edhe në jug të vendit si në Gjirokastër dhe Qafën e Llogarasë, në Vlorë, e cila solli edhe bllokimin rrugës për disa orë. 

Akset nacionale janë të gjitha të kalueshme, ndërsa përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm për automjetet në disa akse rrugore në Kukës, Has, Tropojë dhe Qafën e Llogarasë.

Edhe pse shkollat çelën dyert vetëm, sot në disa zona të thella të vendit, mësimi u zhvillua me orë të shkurtuara ose u ndërpre për shkak të të ftohtit. 

Ndërkohë, moti i keq do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim. Sipas sinoptikanëve, reshjet e borës dhe ngricat do na shoqërojnë deri në fund të javës. 

Ndërsa piku pritet të mërkurën dhe të enjten, ku temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero dhe pjesa më e madhe e territorit do të përfshihet nga bora. 

Situata në qarqe, ora 19:30
Zyra e Emergjencave Civile ka bërë të ditur situatën e orëve të fundit në qarqe të ndryshëm të vendit, ku ka pasur vështirësi në qarkullim për shkak të motit të keq.
 
Kukës dhe Has të gjitha akset nacionale qarkullohen pa zinxhirë, përjashtuar aksin rrugor Ura e Zapodit-Shishtavec me zinxhirë.
 
Tropojë, në aksin nacional Bajram Curri-Valbonë deri në Dragobi qarkullohet pa zinxhirë, Dragobi-Valbonë qarkullohet me zinxhirë. Trashësia e dëborës e rënë sot është 30 cm.
 
Aksi Bajram Curri-Kam-Qafa e Luzhës me zinxhirë. Trashësia e dëborës e rënë sot është 25 cm, ndërkohë qe reshjet me intensitet të ulët vijojnë. Aktualisht është furnizuar i gjithë Qarku me energji elektrike.
 
Në të gjithë Qarkun e Kukësit ka vazhduar procesi mësimor, të gjitha shkollat kanë pasur ngrohje.
Kanë marrë pjesë në shkollë 92 % e nxënësve.
 
Ndërkaq, edhe nga policia e Vlorës është bërë e ditur situata.
 
Aksi rrugor i Llogorasë është i bllokuar nga reshjet e dëborës nga të dyja anët hyrëse, nga Dukati dhe Palasa.
 
Reshjet e dëborës janë në rënie me intensitet të lartë dhe për shkak të tyre mjetet nuk mund të qarkullojnë as me zinxhirë.
 
Këshillohet që të shmanget ky aks rrugor deri të hapjen e rrugës nga borëpastrueset, me qëllim që mjetet të mos mbeten të bllokuara.

Ministria e Transporteve sjell situaten me te fundit ne qarqe
Tirane

Segmenti Tiranë – Qafë Priskë, qarkullimi është pa zinxhirë. Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë.
Me zinxhirë qarkullohet vetëm në segmentin e fundit të këtij aksi Qafë Mollë – Bizë.
Qarkullohet me zinxhirë në segmentin Vilat Qeveritare – Antena Dajt.
Aksi Tiranë – Tuneli Elbasan, qarkullimi pa zinxhirë. Është hedhur kripë.
Në segmentin rrugor Degëzimi i Tunelit - Km 29 - Gracen - Petresh, pjesë e aksit Tiranë - Elbasan, ka prani bore me trashësi 2 - 5 cm dhe prani akulli në zonat e paekspozuara. Vazhdon puna për hedhjen e kripës dhe pastrimin me borëpastruese. Për momentin segmenti është i kalueshëm por duhet me kujdes nga drejtuesit e mjeteve.

Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. 

Durres
Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave.
 
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Elbasan
Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Në Qafë Thanë po bie borë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në segmentin rrugor Elbasan - Tuneli, Është bërë pastrimi dhe kriposja. Qarkullimi bëhet pa zinxhirë. 
Në Elbasan – Gjinar, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Në këtë aks po punohet edhe për pastrimin e gurëve të rënë në rrugë.
Në aksin Librazhd – Steblevë,  segmenti  Lunik -  Steblevë  qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave.  
Në segmentin Gramsh - Molla Grabovë, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave.

Berat
Ne akset berat – Gllavë dhe Berat – Çorovodë, ka patur rreshje bore. Është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës. Nuk ka probleme në akset e këtij Qarku.

Vlore
Në aksin Vlore– Palasë , ka rreshje intensive bore që në Qafën e Llogorasë arrin në 45 cm , qarkullohet me zinxhirë.
Në aksin Palasë – Sarandë,  qarkullimi është pa zinxhirë.
Në të gjitha akset e Qarkut është punuar nga kontraktorët për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.

Gjirokaster
Në aksin Jorgucat - Muzinë – Sarandë  qarkullimi është pa
zinxhirë.
Akset  Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër qarkullohen pa zinxhirë. Po vazhdon puna në këto akse për pastrimin dhe hedhjen e kripës.
Në aksin Valare - Erind – Çajup, segmenti Valare – Çajup
kalohet me zinxhirë. Segmenti Erind - Çajup  me zinxhire.
Aksi Përmet – Çarshovë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Korce
Ka patur rreth 5 cm borë gjatë natës.
Në këtë qark, qarkullohen me zinxhirë vetëm akset:  Korçë – Voskopojë, K/Boboshticë – Dardhë.
Akset e tjera të këtij Qarku qarkullohen pa zinxhirë.
 
Kontraktorët janë duke bërë pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.
 
Kontraktorët janë porositur për mbajtjen nën kontroll të akseve rrugore dhe kryerjen e punimeve në kuadër të Mirëmbajtjes  Dimërore dhe dhënien e informacionit në kohën e duhur, nisur edhe nga  parashikimet e motit në ditët në vijim me rreshje dëbore.  

Fier
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

Lezhe
Në aksin Milot – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë Vazhdon puna pa ndërprerje me  borëpastruese dhe fuqi punëtore për pastrim dhe kriposje.
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e tjera të këtij qarku. 

Kukes
Në aksin Bajram Curri – Valbonë,  mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.
Në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.
Në aksin Bajram Curri – Kam, vazhdon hedhja e kripës për shkak të ngricave. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.
Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, qarkullohet pa zinxhirë.  Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit  me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje me  borëpastruese dhe  punëtorë.
Në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Aksi Kukës – Ura e Zapodit. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam  ka rreth 10 cm borë Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave.
Në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë,  mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat.  Aksi është i hapur . Qarkullimi në pjesën më të madhe të aksit kryhet pa zinxhirë. Ne vendet ku ka prezencë të ngricave apo të akullit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.

Diber
Në aksin Kuben - Vasie, qarkullimi kryhet pa zinxhirë, përveç segmentit Sllovë – Kalaja e Dodës, ku rekomandohet kalimi  me zinxhirë.
 
Në aksin Peshkopi - Qafë Drajë, mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur, qarkullimi bëhet pa zinxhirë, përveç segmentit Muhur – Qafë Drajë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
 
Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në  aksin Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit,  mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.
Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit - Steblevë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
 
Në aksin Qafë Bualli - Krastë, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave.

Shkoder
Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen,  mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë
Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore.  Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet me  zinxhirë. Ka prani të erërave të forta.
Aksi Qafë Laç – Koman ka patur rënie gurësh, por është patruar nga kontraktori. Qarkullohet pa zinxhirë. Po hidhet kripë nga kontraktori për shkak të ngricave.
Në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin,  mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në segmentin rrugor Qafë Shllak – Uji i Ftohtë (rreth 4 km). Pjesa tjetër e aksit qarkullohet pa zinxhirë.
Në aksin Qafë Mali – Fierzë, mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet  me zinxhirë. Ka prani erërash të forta dhe temperatura shumë të ulëta.
Në aksin Koplik -  Dedaj – Bogë,  rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj – Vrith kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Bogë dhe Vrith – Razëm po bëhet hedhja e kripës për shkak të ngricave. Qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë. Ka prani të erërave të forta. Në gadishmëri janë borëpastruese dhe fadromë.
Në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz,  në segmentin "Laç Vau i Dejës-  Qafë.Qelë - Gomsiqe" ka patur rënie gurësh, por janë pastruar.  Mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Po hidhet kripë në rrugë. Qarkullimi kryhet  pa zinxhirë.

[gallery]20589[/gallery]

Rikthehet bora, ngrica për gjithë Janarin
Meteorologia Lajda Porja në parashikimin për Janarin, tha se moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm, por nuk do të kalojë me temperatura ekstreme si në rastin e ditëve kur gradët ishin ekstrem nën zero.
Në një telefonatë për Report Tv, Porja theksoi se do të jenë thjesht temperatura tipike të dimrit.



“Të dielën deri në fund të muajit mbetemi me mot të paqëndrueshëm. Kemi rënie me 3-4 gradë, në zonat malore deri -7 e -8 kurse në bregdet e zonat e ulëta në vlerat -1 gradë Celsius. Deti në datën 25 do jenë tipike të dimrit, edhe në zonat malore dhe në bregdet e zonat e ulëta”, u shpreh Porja për Report Tv.

Këtë fundjavë pritet një përkeqësim, ku bora do të bjerë sërish në zonat malore, ndërsa prezente në mbarë vendin do të jenë ngricat.