Edicioni i 21-të i Ekspozites Ndërkombëtare e Arteve Pamore "Onufrii do të zhvillohet në periudhën nëntor - dhjetor 2015, me me ndryshime rrënjësore në mënyrën e organizimit, bëri të ditur sot Galeria Kombëtare e Arteve në një njoftim për shtyp.
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve pas analizës disa mujore të stafit të ministrisë, specialistëve të GKA si dhe specialistë të pavarur të artit bashkëkohor, kanë marrë vendimin për ta rikthyer projektin e artit pamor.
"Ndërprerja e përkohshme e kësaj ekspozite shërbeu për realizimin e diskutimeve të hapura në Ministrinë e Kulturës me pjesëmarrjen e artistëve kryesisht të rinj, kuratorëve dhe studiuesëve të artit", sqaron GKA-ja në njoftimin e saj. Gjithashtu e ardhmja dhe organizimi i ekspozitës u bë pjesë e një anketimi të hapur online në faqen e Ministrisë, ku u pritën vërejtje dhe sugjerime nga i gjithë komuniteti i artistëve.
Pas mbledhjes së informacionit të nevojshëm, Ministria e Kulturës pa si të domosdoshme ndryshimet emergjente në rregulloren e kësaj ekspozite me qëllim rritjen e nivelit artistik dhe transparencës së procesit të realizimit. Duhet theksuar se disa pika të rregullores ekzistuese nuk janë zbatuar në vite edhe pse ishin të shprehura qartë në rregllore.
Nga ana tjetër stafi i GKA-së nisi një proces të kujdesshëm të rishikimit të rregullores bazuar në dy shtyllat kryesore, nivelin artistik dhe transparencën, si në përzgjedhjen e kuratorit, ashtu edhe në përzgjedhjen e pjesëmarrësve. Pas ndryshimeve përkatëse të rregullores e cila u miratua nga Ministria e Kulturës , në takimin e radhës të Bordit Artistik të GKA, me 26 mars në GKA, u miratua realizimi i Edicionit të 21-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore "Onufri 2015", i cili do të zhvillohet në periudhën nëntor - dhjetor 2015.
Sipas rregullores së re, GKA do të hapë një konkurs për të marrë në shqyrtim propozimet më të mira kuratoriale për organizimin e kësaj ekspozite, nga data 1 prill 2015. Propozimet kanë afat të paraqiten në GKA deri më datë 4 maj 2015. Brenda muajit maj 2015, do të shpallet edhe kuratori/kuratorja fituese. Propozimet për kurimin e edicionit të 21 të ekspozitës do të merren në shqyrtim nga Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore "Onufri" i cili përbëhet nga 5 anëtarët e mëposhtëm: Suzana Varvarica Kuka dhe Genti Gjikola nga GKA, si dhe Valentina Koçi, Andi Tepelena dhe Ermir Hoxha si specialistë të jashtëm.
/atsh/
/Shqiptarja.com