Ekskluzive në ‘Pa Gjurmë’, flet nga Kenia mikesha e  Xhoit, 22-vjeçares keniane të dhunuar barbarisht: Roli i shoqes së dhomës dhe i dashuri shqiptar, biznesmen i rëndësishëm

TIRANË- Ekskluzivisht sot në ’Pa Gjurmë’ ka folur nga Kenia shoqja e Xhoit, 22-vjeçares që është dhunuar dhe ndodhet në koma në Tiranë. Shoqja e 22-vjeçares ka të njëjtin emër si e dhunuara. Joy Brenda ka zbuluar  detaje të rëndësishme për punonjësen e kazinosë që u hodh nga ballkoni i një hoteli në Tiranë nga persona të paidentifikuar. Ajo është shprehur se e reja ka shprehur shqetësim për shoferin e kazinos që e përndiqte. Ndërkohë ka zbuluar se 22-vjeçarja ishte në një marrëdhënie me një djalë shqiptar, një ri të rëndësishëm e cilësoi ajo, që me shumë gjasa ishte biznesmen. Për të hedhur më shumë dritë në këtë ngjarjeje,  Joy Brenda ka deklaruar se duhet të merret në pyetje shoqja e dhomës, pasi ajo mund të dijë shumë detaje mbi atë se çfarë mund t’i ketë ndodhur vajzës.

  • Gazetari: Çkemi Joy?
  • Joy Brenda: Çkemi?
  • Gazetari: Je në Kenia tani?
  • Joy Brenda: Po
  • Gazetari: Dua të të pyes lidhur me diçka për shoqen tënde Joy? Keni të njejtin emër?
  • Joy Brenda: Po
  • Gazetari: Punoje në të njejtën kazino me Joyn?
  • Joy Brenda: Po
  • Gazetari: Shoqja jote Joy, të tha për ndonjë problem që mund të kishte? Çfarë dyshon ti? Mund të ketë qenë e mërzitur apo e frikësuar për ndonjë gjë?
  • Joy Brenda: Nuk mund të them e frikësuar. Personi i vetëm për të cilin ajo më ka folur është shoferi. “Ai djalë po më përndjek për dy javë”. Kjo ishte e vetmja ankesë që ajo kishte
  • Gazetari: E dini emrin e tij?
  • Joy Brenda: Po, emri i tij është ...
  • Gazetari: E dini mbiemrin e tij?
  • Joy Brenda: Jo nuk e di
  • Gazetari: Sa vjeç është ai?
  • Joy Brenda: Ai është 32
  • Gazetari: Po në lidhje me Emilin? Emili ishte shoqja e dhomës së Joyt?
  • Joy Brenda: Po, ato të dyja ishin në punë, Joy e mbaroi punën në orën 02:00 të mëngjesit ndërsa Emily në orën 07:00. Supozohej që kur të kthehej ta gjente Joyn në gjumë
  • Gazetari: Kur ajo u kthye në dhomë nuk e gjeti Joyn atje?
  • Joy Brenda: Jo, nuk e gjeti Joyn në shtëpi dhe fjeti gjumë
  • Gazetari: Dhe çfarë ndodhi më vonë?
  • Joy Brenda: Joy supozohej të ishte në punë në orën 3 pasdite. Nuk u paraqit dhe mua më morën në telefon shoqet e saj të më pyesin, dhe unë i thashë “më lejoni pak minuta të telefonoj dhe ju kthej përgjigje”. E telefonova numrin e Joyt dhe telefoni rezultoi i fikur, telefonova persona të tjerë që mund të kishin dijeni se ku ishte Joy dhe askush nuk dinte gjë
  • Gazetari: Kush e gjeti Joyn jashtë dhomës, të shtrirë në tokë?
  • Joy Brenda: Dy vajza nga Gjeorgjia. Njëra prej tyre po pinte cigare në ballkon dhe dëgjoi dikë që merrte frymë me rënkim, ajo thirri shoqen e saj duke menduar se është një qen që po vuan nga dhimbja, dhe aty vunë re që ishte një person. Kështu u gjet Joy.
  • Gazetari: A ka qenë ndonjëherë në polici lidhur me këtë ngjarje ndërkohë që ishe në Shqipëri?
  • Joy Brenda: Po më thirrën dhe më pyetën për disa gjëra. I kam thënë që nuk mund të flas lidhur me diçka ndërkohë që nuk kam qenë atje
  • Gazetari: A ishte Joy në një lidhje me dikë ndërkohë që jetonte në Shqipëri?
  • Joy Brenda: Po ajo kishte të dashur. Unë vetëm atë djalë njoh
  • Gazetari: Ishte shqiptar apo i huaj
  • Joy Brenda: Ishte shqiptar
  • Gazetari: Ai jeton këtu në Tiranë?
  • Joy Brenda: Jo. I kam thënë dhe policisë që nuk mund të flas shumë për të sepse ai ishte një person shumë serioz dhe i rëndësishëm, shqiptar, por vinte rrallë në Shqipëri. Ai thjesht vinte në Shqipëri për 3-4 ditë dhe ikte. Dukej si biznesmen
  • Gazetari: Ti je në Kenia dhe e le punën në kazino?
  • Joy Brenda: Po
  • Gazetari: Nuk do kthehesh më në Shqipëri?
  • Joy Brenda: Jo. Të them të drejtën nuk jam e lumtur për çfarë ndodhi me Joyn dhe me të gjithë situatën. Atje ku jetonin ata është një ambasadë dhe ambasada ka kamera, por ky është muaji i pestë dhe ende nuk ka një të dhënë se çfarë ka ndodhur atë ditë
  • Gazetari: Ti si shoqja e Joyt, çfarë dyshon se ndodhi me të?
  • Joy Brenda: Ne kishim turne të ndryshme në punë, vetëm pak shiheshim. Nëse do isha prezente atë ditë do kisha disa konkluzione. Personi që jetonte me të është personi që di gjithçka lidhur me ngjarjen. Ne jemi vajza, flasim me njëra-tjetrën ndajmë gjëra, por lidhur me këtë rast jemi ulur kemi diskutuar çfarë mund të ketë ndodhur me të, dhe askush nuk di të thotë çfarë ndodhi.
  • Gazetari: Është shumë e çuditshme që askush nuk di asgjë, apo jo?
  • Joy Brenda: Po shumë e çuditshme, unë këmbëngul te shoqja e dhomës, që besoj se ka shumë informacione të cilat ajo nuk po i jep. Ajo është personi që di se kush ka hyrë në shtëpi, besoj se ka informacione më shumë se çdo person tjetër.

Nga ana tjetër, e ëma ka hedhur poshtë lajmet e reja ka dalë nga gjendja e komës. Ajo tha se ka pasur një përmirësim, por sërish nuk është e vetëdijshme.

"E vërteta është se Joy ndodhet me mua këtu te spitali i Traumës. Siç e shihni ajo ka disa përmirësime, por e vërteta është që Joy është ende në koma. Është e pavetëdijshme, nuk është zgjuar ende. Do të ishte një lajm shumë i mirë nëse Joy do të kthehej si në fillim, kjo është dëshira ime", ka thënë e ëma. 

22 vjeçarja keniane që prej 14 gushtit të këtij viti ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë. Mjekët thanë se kishte tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru.  E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Ngjarja e rëndë ku dyshohet se 22 vjeçarja ishte hedhur nga ballkoni i dhomës së saj të hotelit, është raportuar vetëm së fundmi nga ana e policisë nëpërmjet një deklarate ku thuhet se denoncimi ishte bërë nga një prej shoqeve të të plagosurës. E ëma deklaroi më herët për Report TV se vajza e saj e cila kishte ardhur në Shqipëri për një jetë më të mirë, përndiqej nga një shofer i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime.

 

 

VIDEO-EMISIONI I PLOTE

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
Nëna e 22-vjeçares nga Kenia hedh poshtë lajmet: Vajza është ende në koma, nuk e ka kaluar rrezikun

Nëna e Xhoit për Report Tv ka hedhur poshtë lajmet se e reja ka dalë nga koma. Sipas saj, vajza ka pasur një përmirësim, por nuk e ka kaluar rrezikun.

“Sot është 22 dhjetor, unë jam Ruth Abongo, nëna e Joyt. Ne jemi ende këtu. Sot do dëshiroja t’ju jepja disa informacione, lidhur me atë çfarë kanë thënë disa media për Joyn, që ka dalë nga koma. E vërteta është se Joy ndodhet me mua këtu te spitali i Traumës. Siç e shihni ajo ka disa përmirësime, por e vërteta është që Joy është ende në koma. Është e pavetëdijshme, nuk është zgjuar ende. Do të ishte një lajm shumë i mirë nëse Joy do të kthehej si në fillim, kjo është dëshira ime.

Joy është ende e pavetëdijshme, ka të fiksuar një tub që merr frymë. Kontraktimet që ka në dorë nuk kanë ikur ende. Duart i ka ende njësoj, kyçet ende nuk mund të përkulen apo të lëvizin. Këmbët janë ende të kontraktuara edhe pse ka bërë shumë fizioterapi. Fatkeqësisht në gjurin e majtë ka një problem, ende nuk përkulet, aspak. Shëndeti i përgjithshëm mendoj që po përmirësohet për shkak të ushqimit apo fizioterapisë. Problemi kryesor është ende me trurin, kam këmbëngulur dhe kërkuar vazhdimisht sepse këtu nuk po trajtohet, Joy kërkon trajtim neurologjik. Unë vazhdoj të kem nevojë për ndihmën tuaj sepse fondi është hapur dhe po rritet, por është ende pak dhe nuk mund ta përballojë trajtimin që kërkojmë. Ju falenderoj të gjithëve për punën që po bëni. Ne jemi ende këtu dhe mund të vini të na vizitoni", tha ajo. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 22/12/2022 17:07

    Po policia ka hapur nje ceshtje per kete rast apo dosja te cepi i koshit eshte flakur si cdo dosje e pavler per ta a ju qifsha ropt ahtet reopqir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen