Rikthehet pas 20 vitesh Enxhi Nini, për herë të parë, si violiniste në Tiranë

Rikthehet pas 20 vitesh Enxhi Nini, për herë të parë, si violiniste në Tiranë

Në foto violinistja Enxhi Nini

Enxhi Nini, artistja që ka lënë gjurmë në Festivalin e Fundvitit, si këngëtare, me “Ti je vetja ime”, “Lot i bardhë” apo “Një valixhe me kujtime” rikthehet për herë të parë, si violiniste në Festivalin Different Trains tek ArTurbina në Tiranë. Pas më shumë se 20 vitesh artistja që për dhjetë vite radhazi është ngjitur në skenën e La Scala-s, e që prej vitit 2010 është pjesë e orkestrës së “Rai”-t, rrëfen punën që ka bërë për të qenë pjesë e skenës italiane, si violiniste.

“Kthehem në Tiranë, pas shumë vitesh, që nga periudha që kam qenë në Lice. Formimi im artistik ka filluar në Shqipëri, në tetëvjeçare edhe më pas në shkollën e mesme. Mund të them se kjo gjë u kompletua në Itali kur nisa edhe studimet. Në Itali gjeta një mënyrë tjetër të rëni violinës, më shumë u perfeksionova dhe krijova eksperiencat e mia në orkestër, në muzikë dhomë dhe si violiniste më e kompletuar. M’u desh një punë e madhe që të arrija që të bëhesha pjesë e orkestrave të mira, si Rai apo La Scala në Milano. Pavarësisht lodhjes, ai ishte synimi”, shprehet artistja.

Artistja luan me një violinë antike të viteve ‘700, të ish- profesorit të saj në Roma, me shpresën që një ditë do të bëhet e saja. Ndërsa, dashuria e saj për violinën është shumë e madhe.

 “Violina është jeta ime, si çdo gjë tjetër që kam afër meje, nuk mund të jetoj pa të”, thotë Nini.

Emocionet për këtë koncert, ku u shoqërua edhe nga tre instrumentistë të tjerë në njohur në skenat ndërkombëtare, si Arben Spahiu, Liza Soppi dhe Vlorent Xhafaj ishin të mëdha për të gjithë artistët mbremjen e djeshme para publikut shqiptar.

 “Është shumë më ndryshe, gjithmonë këtu vijmë plot emocione. Jemi në vendin tonë, edhe kemi përpara miq, familjarë, edhe mësues, që kanë shumë vite që nuk na dëgjojnë edhe që nuk na shohin, por edhe që ndjejnë ndryshimin, si violiniste apo si muzikante”, tregon artistja.

Festivali  “Different Trains” mbyllet në datë 13 maj tek Katedralja Ortodokse, në orën 19.00 me koncertin e dytë të Tedi Papavramit dhe François-Frédéric Guy, të cilët luajnë tre sonata të Beethoven.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën