Java e Frankofonise 2014, Shkodër
TIRANË, 16 Mars / ATSH - Me dhjetra aktivitete do të zhvillohen thuajse në të gjithë Shqipërinë që prej datës 18 deri në 28 mars 2015 me rastin e evenimentit të quajtur "Pranvera e Frankofonisë".
Oragnizatorët bëjnë me dije se këtë vit harta e aktiviteteve dhe qyteteve është zgjeruar, duke dalë jashtë kryeqytetit, drejt Shkodrës, Korçës, Fierit, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, por edhe në Përmet, Gramsh, Mamurras, Pogradec, madje edhe në Tropojë.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", Teatrin Kombëtar për Fëmijë, Universitetin e Arteve, Akademinë "Marubi", disa galeri private si "Zeta" e "Tulla", etj., Ambasada Franceze dhe përfaqësitë diplomatike të vendeve të tjera frankofone, "Pranvera E frankofonisë 2015" do të sjellë në Shqipëri kësaj here artistë dhe ngjarje kulturore për të mos u humbur.
Koncerte, ekspozita, shfaqje teatri të luajtura nga profesionistë apo nxënës shkollash, projeksion videosh, shfaqje filmash, mbrëmje poetike, degustim gatimesh, por edhe shumë aktivitete të tjera, do të vijnë përgjatë 10 ditëve të ngjeshura.
/k.m/ /a.ke/












