Rikthehet West Side Family/FOTO

Rikthehet West Side Family/FOTO<br>
Një lajm i bukur vjen për të gjithë adhuruesit e grupit të famshëm West side Family. Landi Hysi, njëri prej pjesëtarëve të grupit me anë të një postimi në Instagram ka shkruar :"Pa fjalë të tepërta! WEST SIDE FAMILY vjen së shpejti". Edhe Armir Shahini pjesëtari tjetër i grupit ka komentuar në vetë foton e tij "is coming".

Që pas ndarjes nga jeta të Dr.Florit, grupi ka sjellë disa projekte me vajzën e tij Kaltrën, por ende nuk dihet se çfarë surprizash do të vijnë së bashku me këtë projekt.
Grupi i famshëm me këngët "Nëse mundesh", "Tirona", "Në krahët e tua do jem", "Hou çike", "Mesazhi"etj, pritet që edhe këtë herë të fitojë zemrat e publikut.

WSF

Redaksia Online
(A.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon