'Rikthim në shtëpi', The Economist
shkruan për emigrantët shqiptarë

'Rikthim në shtëpi', The Economist<br />shkruan për emigrantët shqiptarë
E përjavshmja The Economist shkruan për krizën ekonomike që ka goditur Greqinë nga një këndvështim pak ndryshe nga ai i zakonshmi. Kriza ekonomike e përjetuar nga emigrantët shqiptarë, të cilët kanë ndërtuar jetën në shtetin Helen.

Është koha e drekës dhe shkollat e Selanikut zbrazen nga fëmijët. Në pritje të prindërve, flasin gjthë zell me mësuesen e tyre, Valbona Hystuna. Të rriturit flasin Shqip, ndërsa fëmijët flasin greqishtë me njëri tjetrin. Shumë nga të rinjtë nuk kanë njohuri mbi Shqipërinë. Por kriza ekonomike në Greqi po detyron familjet e tyre të kthehen në shtëpitë e tyre, në Shqipëri.

Censusi i fundit i zyrës së statistikave në Shqipëri llogariti rreth 2.8 milion banorë në vend, disa qindra mijëra më pak se pritej dhe 7.7% më pak se një dekadë më parë. Besohet se 1.4 milion kanë emigruar në 20 vitet e fundit, më shumë se gjysma në Greqi. Por Shqiptarët e mbetur të papunë kanë filluar tashmë të kthehen. Shumë burra që kanë punuar më parë në sektorin e ndërtimeve, i cili ka ndaluar pothuajse plotësishtë në Greqi.

Ka shumë gojëdhëna për rikthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre, por shumë pak statistika. Ministi i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto thotë se vetëm pak janë rikthyer. Gjë që kundërshtohet nga zonja Hystuna, e cila thotë se shumë njerëz janë rikthyer dhe të tjerë planifikojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Në të shkuarën shumë shqiptarë kanë jetuar dhe punuar në Greqi në mënyrë ilegale, por tashmë shumë prej tyre kanë leje qëndrimi të rregullt. Ata që humbin punët e tyre, humbin edhe lejen e qëndrimit, duke u detyruar të kthehen në shtëpitë e tyre ose të qëndrojnë në Greqi ilegalisht.

Pjesa dërrmuese e shqiptarëve janë integruar mirë. Fëmijët e tyre flasin më mirë greqishten se shqipen; do të nevojiten leksione në shqip para se të kthehen.

Dërgesat e parave nga ana e emigrantëve në vendet e tyre kanë qenë gjithmonë të vështira për tu llogaritur. Por duket se dërgesat janë në rënie të theksuar. Në vitin 2007 emigrantët kanë dërguar në shtëpi rreth 950 milion euro. Në vitin 2010 dërgesat u kontraktuan në 690 milion euro; tremujorin e parë të vitit 2011 ato ishin 475 milion euro. Në vitin 2009 dërgesat përbënin 9% të GDP-së së Shqipërisë. Gjithsesi, ekonomia ende nuk ka shkuar në recesion, si ajo e Greqisë.

Shumë shqiptarë në Greqi kanë transferuar kursimet e tyre në banka në Shqipëri, nga frika se gjendja në Greqi mund të përkeqësohet më tepër. Shumë kompani greke kanë transferuar aktivitetet e tyre në Shqipëri, të cilat drejtohen nga shqiptarët që kanë punuar më parë për to, në Greqi. Por sa më shumë shqiptar të kthehen mbrapa, aq më të rralla do bëhen punët. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë