Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, e cila kandidon në Korçë si deputete thotë se nga sot do të jetë në këtë qytet për të vijuar projektin e së ardhmes.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Xhaçka shkruan se është rikthyer tek rrënjët e saj, tek origjina e fëmijëve, së bashku me ekipin e një qarku përherë fitues.
“Rikthim tek rrënjët e mia, tek origjina e fëmijëve të mi. Në Korçë nga sot, për të vijuar projektin e së ardhmes me Nikon dhe ekipin e një qarku përherë fitues. E privilegjuar që këto zgjedhje do punoj me Erjonin në Kolonjën fisnike, ku nuk ka kohë për pushim, për vijimin e punëve të mira të nisura.
Mirënjohje për Dibrën, ku në 2 vjet ndërtuam atë që sot është ekipi i besimit”, shkruan ajo.
Fjala Kolonjë si etimologji si i bie=Kolonë,pra koloni të ardhurish të vendosur aty?!.. gjithë bota antike e mesjetare ka qenë në lëvizje...
PërgjigjuJam dakort me ju,por jo per fshatin,thjesht e urrej perpjekjen per t'a treguar Kolonjen si pjese te qarkut te Korces dhe nen hijen e saj.Korca mund te jete me e madhe dhe mund te kete patur pak me shume zhvillim,por figurat kombetare qe ka nxjerre Kolonja,Korca as qe mund t'i krahasoje me te vetet (nese ka pasur ndonje,perjashto artistet).Eshte njelloj si te krahasosh aristokracine e vjeter kombetare me pasaniket e rinj.Prandaj znj.Xhacka e kushdo tjeter, kur te shkoni ne Kolonje,thoni qe jeni ne Kolonje,mos i jepni Korces lavdi te pamerituar.Kolonja as ka qene,as eshte,as ka per t'u bere kurre livadhi ku bie hija e Korces,sepse eshte vete <<EVEREST>> ne te gjitha kuptimet e drejtimet, para fushatakeve te <<Parisit te vogel >>.
PërgjigjuBesoj e dine qe Kolonja eshte krahine dhe Erseka bashki. Zonja meqe paska mall origjinen e kalamajve (???) te tregoje emrin e fshatit nese e di.nga bie.
Përgjigju