Rikualifikimi i qendrës së Krujës
Gjermeni: Përfitojnë 17 mijë banorë

Rikualifikimi i qendrës së Krujës<br />Gjermeni: Përfitojnë 17 mijë banorë
Qyteti i Krujës shumë shpejt do të jetë një qendër të rikualifikuar si dhe një rrugë hyrëse për në qytet të rikonstruktuar, falë financimit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2016, me vlerë 366 milion e 281 milion lekë dhe prej tij përfitojnë mbi 17 mijë banorë të Krujës.

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka parë nga afër punimet që po kryhen, ku ka thënë se përmes këtij projekti përfitojnë 17 mijë banorë si dhe mijëra turistë që e vizitojnë Krujën historike.

Një projekt ambicioz dhe multifunksional që do t’i shërbejë shumë mirë qytetarëve të Krujës dhe turistëve që vijnë këtu. Parkimi nëntokësor, rregullimi i rrugës hyrëse dhe krijimi i hapësirave me ndriçim dhe gjelbërim do e bëjnë këtë qytet me tërheqës për qytetarët. Kruja e meriton këtë investim për vetë vlerat historike dhe kulturore që ka dhe mua më vjen mirë që Qeveria Rama e ka mbështetur vazhdimisht këtë bashki.Sërish Rilindja Urbane dhe Fondi i Zhvillimit të Rajoneve do të mbështesin të gjitha bashkitë që kanë projekte konkuruese dhe me impakt social dhe ekonomik në jetën e qytetarëve”, tha Ministrja Gjermeni gjatë inspektimit.

Kryebashkiaku Bushi tha se, projekti synon mes të tjerash edhe përmirësimi e situatës ekzistuese të qarkullimit rrugor dhe mundësinë e posteve të parkimit për zonën.

Për dy thirrjet e para të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2016 janë miratuar 84 projekte, një prej të cilave është edhe rikualifikimi i qendrës dhe zgjerimi i rrugës hyrëse të qytetit të Krujës.

Kruja është një prej 26 bashkive të mbështetura financiarisht nga Qeveria për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor dhe shumë shpejt ky plan pritet të përfundojë.

Ndërkohë, Gjermeni ka inspektuar edhe punën që po bëhet për rikonstruksionin e banesave për 37 familje të komunitetit Rom dhe atij Egjyptian falë projektit të financuar nga Ministria e Zhvillimit Urban.

21 milion e 300 mijë lekë është fondi i akorduar nga MZHU për këtë projekt, i cili pritet të përfundojë në fund të muajit Shtator.

Ministrja ka kërkuar nga firma që po zbaton projektin respektim të afateve dhe në veçanti, cilësi në punime, për t’i dorëzuar familjeve rome banesa me standarde në funksion të përmirësimit të kushteve të tyre të jetesës.Për vitin 2016, fondi i akorduar nga buxheti i shtetit për strehimin është 590 milionë lekë. Sa i takon projekteve për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit Rom dhe Egjyptian, për këtë vit pritet të përfitojnë 187 familje rome dhe egjyptiane, në disa rrethe të vendit, me vlerë investimi 107 milionë lekë. Aktualisht, po zbatohen 10 projekte në 10 bashki: Krujë, Lushnje, Vlorë, Roskovec, Elbasan, Shkodër, Rrogozhinë, Belsh, Divjakë, dhe Këlcyrë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!