Kompania e fluturimeve drejt Italisë ‘’Blue Panorama’’ ka pasur sërish vonesa ditën e sotme, në aeroporin e Rinasit.

Fluturimi i planifikuar në orën 11:45 për në Milano është shtyrë duke lënë në pritje pasagjerët, pa dhënë asnjë arsye për shtyrjen.

Pasagjerët të shqetësuar po presin nisjen e avionit në aeroport. Kjo nuk është hera e parë që ‘’Blue Panoroma’’ ka probleme me vonesat në aeroport.

Gjithashtu kjo kompani që mbulon fluturimet drejt Italisë ka bërë 4 ulje të detyrura në aeroportin e Rinasit disa ditë më parë për shkak të problemeve të ndryshme. 
vonesa

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com