Rreth 4 persona të akuzuar për falsifikim dokumentesh  janë arrestuar  nga policia  në Rinas .

Ndërsa dy  të tjerë po procedohen në gjendje të lirë për veprën penale  ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave’.

Policia bën me dije se u arrestua në flagrancë 21 vjecari me inicialet E.R banues në Tiranë, pasi në pasi në PKK Rinas, ju gjet një kartë identiteti italiane dhe një kartë sanitare italiane, që dyshohen të falsifikuara.
 
 Në pranga ra po ashtu 37 vjecari me inicialet R.M, banues në Berat, pasi në aeroport Rinas, ju gjet një kartë identiteti e falsifikuar.
 
U arrestuan po ashtu 27 vjecari me inicialet U.M dhe  dhe 38 vjecari me inicialet A.M, banues në Shkodër pasi në PKK Rinas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale karta identiteti italiane të falsifikuara.
 
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë A.A e J.M , banues në Gramsh pasi në Rinas, në dalje janë kapur me kartë identiteti të falsifikuar.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com