Me pasaportë dhe patentë sllovene false, 27-vjeçari nga Kosova arrestohet në Rinas

Me pasaportë dhe patentë sllovene false, 27-vjeçari nga Kosova arrestohet në Rinas

Foto ilustruese

Policia ka arrestuar ditën e sotme, një 27-vjeçar nga Kosova, pasi posedonte 3 dokumente sllovene false.

Nga kontrollet dhe verifikimet rezultoi se 27 vjeçari me inicialet S.L kishte paraqitur në sportel, një pasaportë sllovene, të dyshuar të falsifikuar, dhe se kishte me vete një kartë identiteti dhe një leje drejtimi, gjithashtu sllovene dhe të dyshuara false.

Pas kësaj, Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, e kaluan për kontroll të detajuara, në vijë të dytë, 27 vjeçarin, ku gjatë kontrollit iu sekuestrua pasaporta, karta e identitetit dhe leja e drejtimit që ai kishte me vete.

“Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, 27-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer më shumë se një herë, si dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, 3 dokumentet”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë