Një 36-vjeçar nga Kruja do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë € të padeklaruara. 36-vjeçari është identifikuar si Geri Spahiu.
Shuma e parave u sekuestrua si provë materiale nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.
Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente










/DARDAN/,mund te jene para krimi dhe i sjellin ne Shqiperi kryesisht per t'i investuar ne real estate (toka,troje,pallate.apartamente,rezorte,etj) qe t'i pastrojne.Ky eshte nje shembull konkret pse valutat tek ne nuk e ngrene dot koken dhe leku shkon ne stratosfere a thua se jemi superfuqi bote,te paret ne prodhime e eksporte e jo sic jemi ne te vertete,vendi me i varfer i Evropes.
PërgjigjuPo cfar te keqe ka se hyjne para ne vendin tone ????
PërgjigjuJe, apo ben?
Ajo qe te ben kurioz, si ka mundesi qe kete tipin e lane te dilte nga aeroporti me kete shume? S'besoj se i ka leke nga djersa e punes ne uzine apo fabrike... Se po t'i kishte te tilla, ato leke do i mbante ngrohte ne llogarine bankare.
Përgjigju