Ashtu siç e paralajmëroi vetë dy ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sot duket se ka rifilluar “kënga e këndit të lodrave te Liqeni”.
Disa përfaqësues të forcave te vogla politike aleate me Partine Demokatike, të kryesuar nga Sazan Guri, dolën të protestojnë sot kundër projektit të transformimit të Sheshit “Skënderbej”.
Skema duket e njohur: fillimisht protestat nisin me persona te kamufluar si ambientalistë sharlatane, e mandej vijon duke u politizuar dersa ne skenë hyn Partia Demokratike, njësoj si në rastin e këndit të lodrave në Parkun e Liqenit.
Por, përveç faktit se ata që dolën sot në shesh ishin jo më shumë se 5-6 vetë, ajo që duhet theksuar është se, ndërsa herën e parë këta persona e justifikuan protestën e tyre në emër të mbrojtjes së pemëve, kësaj here protesta e tyre duket e pakuptimtë po të kihet parasysh se projekti i transformimit të sheshit “Skënderbej” parashikon që të mbjellë të paktën 5 mijë pemë dhe shkurre të ndryshme nga të gjitha trojet shqiptare, duke e kthyer atë në një minikopsht botanik.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com