Rinis procesi mësimor edhe në Qarkun e Lezhës, fëmijëve do u blihen libra dhe materialet shkollore (VIDEO)

Në shkollën 9-vjeçare "At Zef Pllumi" në Shëngjin numri i nxënësve është dyfishuar. Fëmijët e prekur nga tërmeti që janë akomoduar në Shëngjin, kanë nisur shkollën këtë të enjte. 180 është numri i nxënësve që janë regjistruar në shkollën e Shëngjinit për të ndjekur procesin mësimor. Në sytë e tyre ka ende trishtim, ndaj dhe mësuesit po ju qëndrojnë afër për t’i miqësuar nxënësit me njëri tjetrin me qëllim që t’ju largohet sa më shumë nga mendja, ajo çfarë kanë përjetuar. Po punohet që nxënësit të pajisen me libra dhe materialet e tjera shkollore pasi gjithçka u ka mbetur në shtëpitë e dëmtuara.  

“Është bërë një punë para përgatitore gjithë këto ditë me grupe mësuesish. Kemi bërë regjistrimin e fëmijëve. Me dashamirësinë për t'i integruar me mësuesit në orën e parë të gjithë mësuesit kujdestarë kanë zhvilluar një temë mësimore për t’i miqësuar fëmijët  me njëri tjetrin dhe jo duke ju kujtuar plagët që kanë përjetuar por për t'i afrua, për tu ndjerë mirë. Ka pas raste që në klasë janë lënë edhe prindërit që të ndihen rehat”, - tha  Qamil Sokolaj, drejtor i shkollës "At Zef Pllumi". 

Janë 1300 banorë të prekur nga tërmeti të cilët janë akomoduar në hotelet e Shëngjinit për një afat ende të pacaktuar, ndërkohë janë marrë të gjitha masat që fëmijët të mos ngelin asnjë ditë pa ndjekur shkollën. Në Bashkinë Lezhë procesi mësimor gjatë ditës së sotme nuk ka nisur vetëm në shkollën e Shënkollit, pasi godina ka pësuar dëmtime të shumta nga tërmeti dhe nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër.

Vetëm në qarkun e Durrësit, Bashknë Kurbin, Vorë dhe Tiranë, mësimi do të nisë më 9 dhjetor, të hënën.Në 9 qarqet e Shqipërisë që nuk janë pjesë e zonës ku kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, mësimi ka rifilluar normalisht me 2 dhjetor.

Në Bashkinë Tiranë, përveç fshatit Pezë, që shkolla ka dalë komplet jashtë funksionit, mësimi rifillon me datë 9 dhjetor.

"Për të gjitha shkollat publike që rrezikojnë të mos hapen as më 9 dhjetor, ne kemi plan të detajuar të zhvendosjes së nxënësve në shkolla pritëse - pa e dëmtuar procesin normal mësimor", tha një ditë më parë ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Tërmeti i 26 nëntorit preku rreth 4800 nxënës, pra që kanë shtëpi të dëmtuara apo të pabanueshme, ndërkohë që janë rreth 650 mësues në situatë të ngjashme.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!