Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministria e Mjedisit nisi sot mbjelljen e 30 mijë fidanëve pisha në rrethin e Pukës.
Projekti vjen pas 24 vitesh shkatërrim mbi kurorën e gjelbër të qytetit. Sipas kreut të Shërbimit Pyjor në Pukë, ky projekt do të këtë impakt të jashtëzakonshëm, ndërsa theksoi se është i pari vit që prej viteve '90 që shënohet mbjellje masive e fidanëve.
Për mbjelljen e fidanëve në pyje janë angazhuar nxënësit e shkollave të mesme, pasi puna komunitare është pjesë e programit mësimor.
Rrethi i Pukës është i njohur si kryeqendra e pyjeve shqiptare, por prej shumë vitesh ka pësuar shkatërrime në sipërfaqet pyjore, që ka sjellë edhe fenomenin e erozionit duke shkaktuar rrezik për banesat./atsh/