TIRANE-Më datë 3 qershor rikthehet vetitngu pas 2 muajve karantinë. Në seancën e parë pas pandemisë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të jetë Shpresa Beçaj, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë sot në Gjykatën e Apelit.

Seancat do të zhvillohen me masa sigurie dhe distancim social. Në hyrje të seancave te Pallati i Kongreseve do të ketë tunel dezinfektimi si dhe matje temperature.

Tek salla e madhe pranë Pallatit të Kongreseve do të lejohet trupi gjykues, një përfaqësues i ONM, një përkthyes dhe një anëtar i KPK-s si vëzhgues.