Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela më 22 Janar del para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i njohur si Vetting.

Donika Prela do të njihet me rezultatet e kontrollit që Vetting-u ka bërë për të për pasurinë anën profesionale dhe atë morale.

Prela, ish-drejtuese e Prokurorisë Durrës prej një viti në krye të Krimeve të Rënda konsiderohet edhe si zonja e hekurt e sistemit të akuzës.

Po ashtu para Vettingut pritet të dalë më 21 Janar edhe Altin Binaj drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Vlorë.