TIRANË - Ka nisur ripyllëzimi i kurorës së gjelbër të Beratit mbi lagjen muzeale të Goricës, që ndihmon në pastrimin e ajrit duke shërbyer si një mushkëri e mirëfilltë për banorët. Këtu do të mbillen mbi 5 mijë fidanë pishash.
Kjo faqe kodre ka rënë shpesh herë pre e zjarrvënieve, duke çuar në djegien e mijëra pemëve të kësaj zone.
Për të rikthyer gjelbërimin, Ndërmarrja  Pyjore e Beratit prej disa ditësh është duke hartuar një projekt për mbjelljen e pemëve të reja.
Bashkia e qytetit po mundësonë  mbjelljen e pemëve të reja në këtë zonë edhe në zona të tjera të dëmtuara, por që janë gjelbërimi i këtij qyteti.
Ndërkaq, Drejtoria e Shërbimit Pyjor ka hartuar edhe një projekt që ia ka kaluar tashmë Ministrisë së Mjedisit, për mbjelljen e 80 hektarëve pyje, ndërkohë që po zbatohet plani i pastrimit nga pemët e djegura. /ATSH/