Mos shfaqja e presidentit rus në publik prej rreth një jave, hodhi dyshime të shumta mbi gjendjen shëndetësore të Vladimir Putin, por një tabloid zviceran hedh dritë mbi shkaqet e “zhdukjes misterioze”. Sipas tyre arsyeja është ardhja në jetë e djalit të tij, nga partnerja jo zyrtare e Putin, një ish-kampione olimpike, e cila ka lindur në një klinikë zvicerane.
Presidenti Putin u shfaq sot në televizionin shtetëror rus në një takim me presidentin e Gjykatës së Lartë ruse ndërsa diskutonte mbi reformat e sistemit të drejtësisë.
Alina Kabaieva, 32 vjeçare, ish deputete e partisë së Putin ‘Rusia e Bashkuar’ është partnerja e tij jozyrtare, pas divorcit nga ish-bashkëshortja Liudmila, dhe sipas medias zvicerane ka sjellë në jetë fëmijën e tretë të presidentit rus.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com