Rishikimi buxhetit/ Bashkitë duhet të mbledhin me shumë taksat

Buxheti i këtij viti, është konsideruar nga Ministria e Financave si më i madhi i gjithë këtyre viteve dhe që justifikonte një rritje ekonomike prej 4 deri në 4.5%. Mirëpo me aktin normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave pak ditë më parë, ai ka pësuar një ulje të konsiderueshme nga ai fillestar. Qeveria vendosi të rishikojë të ardhurat në ulje, në buxhetin fillestar të ardhurat ishin parashikuar 364 miliardë lekë, ka zbritur në 361 miliardë lekë. Pavarësisht se edhe shpenzimet janë rishikuar në rënie, ato përsëri mbeten 32.9 miliardë lekë më shumë se të ardhurat.

Ulja e të ardhurave me 3 miliardë lekë, ka ardhur menjëherë pas lëkundjeve të tërmetit, por që një reduktim i tillë mund të reflektohet edhe në vështirësim të xhepit të qytetarëve.

Aktualisht me këtë rishikim buxheti i vendit është vetëm 4.7 mld lekë më i lartë se ai i një viti më parë.

Ajo që bie në sy në aktin normativ është zëri i të ardhurave që vijnë nga qeverisja vendore. Bashkitë vazhdimisht janë kritikuar për mosmbledhjen e të ardhurave në nivelin e parashikuar, por tashmë me ndryshimin e bërë tek buxheti ato duhet të mbledhin më shumë të ardhura nga sa u parashikua me buxhetin fillestar.

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të ardhurat vendore duhet të arrijnë në 55.2 miliardë lekë deri në fund të vitit, nga 51.2 miliardë lekë që ishte.

Këto para të shtuara nuk do të sigurohen as nga transferta e pakushtëzuar nga buxheti qendror dhe as nga transferuat specifike, por do të mblidhen nga taksat e qytetarëve. Kjo pasi nga zëri të ardhura të tjera që kanë të bëjnë me paratë që mblidhen nga vetë pushteti vendor, duhet të mblidhen 30.2 mld lekë ose 4 miliardë më shumë nga sa ishte parashikuar.

Ky ndryshim mund të shikohet edhe si një mesazh që Ministria e Financave ka për bashkitë, të cilat ndryshe nga vitet e kaluara duhet të tejkalojnë parashikimet fillestare.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje