Rishikimi i kufijve, Mustafa flet pas takimit me Metën: Ide e papranueshme dhe e rrezikshme

Rishikimi i kufijve, Mustafa flet pas takimit me Metën: Ide e papranueshme dhe e rrezikshme

Ilir Meta dhe Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa zhvilloi ditën e sotme një takim me Presidentin Ilir Meta, ndërsa në qendër të bisedës ishte debati për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se i ka prezantuar Metës qëndrimin e LDK se hapja e temës së ndryshimit të kufijve është e papranueshme dhe e rrezikshme.

Sot kisha kënaqësinë të pres në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Presidentit Meta i prezantova pikëpamjet e LDK-së se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë forma e vetme e normalizimit të raporteve, por se dialogu duhet të vazhdoj me institucione që kanë legjitimitet të konfirmuar nga zgjedhjet e parakohshme dhe të lira.

Po ashtu, i rikonfimova Presidentit Meta pozicionin e paluhatshëm të LDK-së se hapja e temës së ndryshimit të kufijve është e papranueshme dhe e rrezikshme, sepse kjo e rihapë temën e mbyllur me deklarimin e Pavarësisë dhe se diskutimi i kufijve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në këtë takim, po ashtu, shpreha falenderimin tim për Presidentin Meta për interesimin e tij të vazhdueshëm në procesin e rehabilitimit tim shëndetësor.

Isa Mustafa

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 21/09/2018 09:21

    Kush tash po na e mbrojak Kosoven,o i lumi Zot. Ai qe dikur e kerkonte qe Kosova mos te del nga serbia, sepse komunistet e vellazerim-bashkimin jugosllave eshte separatizem e iridentizem armiqesor e kontrarevulucionar,Vertet bota po ndryshon hatashem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK