Rishpërndarja e mandateve në
Kolegj Zgjedhor, KQZ pa kuorum

Rishpërndarja e mandateve në<br />Kolegj Zgjedhor, KQZ pa kuorum
TIRANE - Komisioni Qendror Zgjedhor nuk mundi të përcaktojë ndarjen e mandateve parlamentare në bazë të numrit të popullisë në qarqe, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për 2013, për shkak të mos arritjes së kuorimit të nevojshëm prej 5 votash pro, duke e kaluar çështjen në Kolegj Zgjedhor. Nënkrytari i KQZ-së Denar Biba dhe anëtarët Albana Shtylla dhe Jani Jani, të  tre të zgjedhur nga PS nuk votuan.

Kjo nxiti dhe debatin në KQZ pasi pr/vendimi lidhur me caktimin e mandateve nuk u arrit të miratohej në parim.

“Mungesa e numrit të kërkuar ligjërisht të votave sjell si pasojë që pr/akti për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, të vitit 2013" të mos miratohet në parim” - tha Lefterije Lleshi, kryetarja e KQZ-së

Nënkryetari i KQZ-se Denar Biba kërkoi që ky akt nga momenti kur nuk u votua në parim, të mos diskutohej nen për nen dhe votimi të shtyhej në kohë deri në ardhjen e një përgjigjeje nga Ministria e Brendshme për rritjen e popullisë në komunat e Kukësit,  por anëtarët demokratë në KQZ e cilësuan të papranueshme dhe kërkuan që pr/akti të hidhej në votim

“E para herë që në KQZ nuk miratohet akti në parim dhe ju në emër të patriotizmit, bëtë diçka që është e pandodhur. Hera e parë që akti të mos miratohet në parim. Ky është absurditet”- tha anëtarja e KQZ Vera Shtjefni. Denar Biba tha se “Argumenti ligjor që bazon mos votimin e tij për mos miratimin e pr/aktit është se kur nis një procedurë hetimore, procesi pezullohet deri në ardhjen e informacionit. Biba tha se nuk kishte votuar fare pr/vendimin, jo se vota e tij ishte kundër.

“Nga momenti që nuk votohet në parim, nuk ka si të votohet në tërësi.” - tha Biba, ndërsa Shtjefni ndërhyri: Ti nuk votove as pro as kundër, ti nuk je këtu, mos fol"

SHTYLLA: PSE VOTOVA KUNDER

Anëtarja e KQZ, Albana Shtylla shpjegoi votën e saj kundër pasi “ U ndjeva e cënuar për të ushtruar kompetencat ligjore pasi nuk më lejohet që të informohem. I dhamë shansin Ministrisë së Brendshme për përgjigje të plotë, por nuk na dha’.

BIBA: MINISTRIA E BRENDSHME NUK DHA INFORMACION

Gjatë mbledhjes nënkryetari i KQZ  Biba shpjegoi se Ministria e Brendshme kishte refuzuar t'i japë informacionin që kërkonte për rritjen e popullisë në komunat e Kukësit pasi shkelej neni 3 pika 1 e ligjit për të dhënat personale. Por Biba tha se pika 2 e po të njëjtit nen përjashton institucionet nga ky kufizim.

“Ministria e Brendshme shkruan se të dhënat nuk mund tua japim, pasi kemi të bëjmë me të dhëna personale që ligji nuk lejon ti japim. Kjo nuk është përgjigje. Është një përgjigje formale por që nuk i është përgjigjur kërkesës për informacion”- bëri të ditur Biba.

Ai shtoi se  “Të dhënat që do viheshin në dispozicionin tim do të bëheshin publike” dhe se kërkesa e tij mbështetej në bazë të Kodit Zgjedhor , dhe të dhënat do përdoren vetëm për qëllimin “mëse ligjore”

Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi shpjegoi jashtë kamerave se tani çështja i kalon Kolegjit Zgjedhor, ndërsa saktësoi se deri në krijimin e Kolegjit të ri funksionet i kryen Kolegji i vjetër.

ANKIMIMI NE KOLEGJ ZGJEDHOR ISHTE PARALAJMERUAR
Si përfaqësuesi ligjor i PS dhe i PD në këtë institucion Genc Gjonçaj, paralajmëruan se çështja do kalonte në Kolegj Zgjedhor, i cili nga ana e tij nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të detyrojë KQZ që të marrë vendim lidhur me këtë projektakt.


Harta e shqiperise, skema e pd - mandadet zgjedhjet 2013"Nëse kjo çështje shkon në Kolegjin Zgjedhor, nuk do të ndryshonte asnjë, pasi ai institucion thjesht do të detyronte KQZ që të merrte një vendim dhe vetëm kaq", tha Gjonçaj i cituar për gazetën Shqiptarja.com (print)

Edhe përfaqësuesi ligjor i PD, Njazi Kosovrasti konfirmonte dje se . "Kjo do të vazhdojë në Gjykata, dhe pastaj do i përcillet Kuvendit. Pra, do kalojë me vendim të Kolegjit Zgjedhor. ", është shprehur Kosovrasti.

 RISHPERNDAJRA E MANDATEVE U SHTY DY DITE ME PARE 
Vetëm dy ditë më parë ky institucion shtyu vendimmarrjen pasi përfaqësuesit e Partisë Socialiste kërkuan nga Ministria e Brendshme sqarime lidhur me të dhënat që janë depozituar në këtë institucion përsa i përketë listave të regjistrit themeltar të Gjendjes Civile, të cilat sipas tyre janë të dyshimta. Ata iu referuan këtu rastit të shtimit të papritur të popullsisë në Qarkun e Kukësit ç`ka hedh dyshime mbi regjistrimin flagrant të banorëve në këtë qark.


RISHPERNDARJA E MANDATEVE
Sipas projekt-vendimit: "Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, të vitit 2013", në bazë të numrit të popullsisë do të kemi 140 mandate. Do të shtohet nga një mandat në Tiranë e Durrës. Tirana do të bëhet me 33 mandate, Durrësi me 14. Do u hiqet një mandat Beratit e Korçës. Berati mbetet me 7 mandate, Korça me 11 mandate. Projekt vendimi pritet të hidhet në votim pas diskutimeve. Opozita kundërshton duke arsyetuar se heqja e mandateve në Berat dhe Korçë bëhet për të pakësuar një deputet të opozitës në këto qarqe. Ndërkohë që sipas tyre Kukësi nuk duhet të ketë 4 mandate, por 3.

(Foto: Harta e ndarjes se mandateve pas zgjedhjeve te qershorit 2009 dhe rishpërndarja që kërkon të bëjë qeveria për zgjedhjet në 2013)


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Dëgjesa e dytë për autostradën Muriqan- Lezhë! 44 km e gjatë, kostoja 255 milionë euro

Shkodër/ Dëgjesa e dytë për autostradën Muriqan- Lezhë! 44 km e gjatë, kostoja 255 milionë euro