Ristani: Vetting në PD për filtrimin e kandidaturave, formatim degëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka folur për statutin e ri të miratuar në Kuvendin e partisë. Në studion e Report Tv, Ristani deklaroi se statuti i ri i PD është shumë më i mirë dhe synon të ofrojë vendimmarrjen tek anëtarësia e partisë.

Duke iu përgjigjur kritikëve, numri 2 i PD deklaroi se Kuvendi e forcoi partinë, ndërsa foli dhe për Vetting brenda partisë. Ai theksoi se PD do t’i përgjigjet procesit të Vettingut për kandidaturat, si dhe do të ketë institucione që do bëjnë Vetting brenda partisë.

“Statuti i ri i PD është shumë më i mirë. Synuam të ofronim vendimmarrjen te anëtarësia e partisë, të përdorim skemën e votimit 1 anëtar, 1 votë dhe te kryetarët e grup seksioneve. Kemi një parti më operative për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës. Do t’i përgjigjemi procesit të Vettingut për kandidaturat, do ketë institucione për Vetting brenda partisë”

Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD

Kuvendi e forcoi partinë?
Kuvendi tregoi se jemi ashtu siç kemi emrin, Parti Demokratike, që dëgjojmë e vlerësojmë mendimin kundër. Procedura ishte gjithëpërfshirëse dhe një demokraci e brendshme për t’u marrë shembull. Është forcuar më shumë partia, pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme.

Mendimi kundër i Topallit se nuk ishte kuorumi për të votuar statutin e ri ...
Preferoj të merremi me thelbin e gjësë, se çfarë përmban statuti. Kishim propozime për ta zvogëluar përbërjen e Kuvendit Kombëtar, por menduam se një numër më i madh është më e sigurt për mendimin që sjellin. Kjo ka tjetrën se është e vështirë për t’u menaxhuar. Njerëzit ishin nëpër dyer, jashtë, hynin e dilnin, se dhe temperatura ishte pak e nxehtë.

Analiza e zgjedhjeve ...
Analiza është kryer. Gjithë struktura e PD u përfshi në analizë, raportet diktuan nevojën e ndryshimeve në statut.

Kritikat e Elezit se nuk i plotësoni kriteret për Sekretar të Përgjithshëm ...
Nuk ishte kjo tema e bisedës, ne po diskutonim për statutin. Unë nuk jam emëruar në këtë detyrë, kam fituar me garë. Kam pasur përballë Selamin, Alibeajn dhe kam fituar në një garë legjitime brenda PD. Isha deputet i zgjedhur, zv.ministër i PD, kështu që s’dua të merrem me këtë histori. Por nuk ishte ky orientimi i Kuvendit, nëse i plotësoj apo jo unë kriteret për Sekretar. Një njeri që e do PD vjen dhe kontribuon. Edhe Selami ishte kritik, por nuk e kanë bërë këtë, nuk kanë kontribuar. Kritika nuk mund të bëhet për show, për të tërhequr vëmendje, çështja është ‘e do forcën politike, do të japësh një kontribut?’, gjeje mundësinë. Harxhi dhe Kulluar dhanë kontribut dhe pse janë grup kritik.

Kur nisin zgjedhjet për Kryesinë e re?
Skema e zgjedhjeve do të nisë nga baza. Ka filluar përgatitja, do të nisim nga seksioni, anëtarët e grup seksionit, pastaj do zgjidhen kryetarët e degëve dhe më pas Kongresi i partisë.

Sa e shëndoshë është baza e PD në rrethe?
PD është parti me shumë përvojë në skemën politike shqiptare. Është një strukturë që funksionon, jo shkëlqyeshëm, ka problemet e saj. Është Kruja akoma pa një kryetar, por ky proces do mbush boshllëqet. Do formatohen kryesitë e degëve.

Do rikandidoni për një tjetër mandat si Sekretar?
Më pëlqen puna që bëj, do kontribuoja në çdo rast për PD, pse jo dhe si Sekretar i Përgjithshëm. Më pëlqen të rikandidoj.

Çfarë do ndodhë nga opozita në vazhdim?
Opozita do të mbështesë lëvizjet popullore, revolta është. Këtë revoltë që ndjehet në populli opozita do ta mbështesë dhe drejtojë, do të jetë në ballë. Mosbindja civile është një formë më e plotë e kësaj revolte. Nuk është planifikuar akoma një protestë.

A po funksionojnë këto forma aksioni?
Po. E patë vizitën e Ramës në Gjermani. Megjithatë, negociatat janë në rrezik me këtë qeverisje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:09
Kritikat e bujshme të Ibsen Elezit, kundërpërgjigjet Ristani: Ja si u zgjodha Sekretar i PD

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, i është përgjigjur ish-kryetarit të PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili bëri bujë me fjalimin e tij në Kuvendin e partisë, të dielën më 29 prill.

Ndër të tjera, shënjestër e kritikave të Elezit ishte dhe Ristani, për të cilin tha se nuk i plotëson kriteret për të qenë Sekretar partie. Nga studio e Report Tv, Ristani iu përgjigj Elezit, duke thënë se nuk është emëruar në këtë detyrë, por ka fituar me garë përballë Eduard Selmit dhe Enkelejd Alibeajt.

“Nuk ishte kjo tema e bisedës, ne po diskutonim për statutin. Unë nuk jam emëruar në këtë detyrë, kam fituar me garë. Kam pasur përballë Selamin, Alibeajn dhe kam fituar në një garë legjitime brenda PD. Isha deputet i zgjedhur, zv.ministër i PD, kështu që s’dua të merrem me këtë histori. Por nuk ishte ky orientimi i Kuvendit, nëse i plotësoj apo jo unë kriteret për Sekretar. Një njeri që e do PD vjen dhe kontribuon.

Edhe Selami ishte kritik, por nuk e kanë bërë këtë, nuk kanë kontribuar. Kritika nuk mund të bëhet për show, për të tërhequr vëmendje, çështja është ‘e do forcën politike, do të japësh një kontribut?’, gjeje mundësinë. Harxhi dhe Kulluar dhanë kontribut dhe pse janë grup kritik”

Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pijaneci: 30/04/2018 23:37

    Moj raki moj bukuroshe...

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 30/04/2018 19:58

    Po rakis tate do i bëhet veting o hajdut ordiner o narkoman .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja