Nga ristrukturimi i ministrive në vjeshtën e vitit 2017, janë shkurtuar 366 pozicione pune. “Në tetor të vitit 2017, pas krijimit të kabinetit të ri qeveritar, numri i portofoleve ministrore, si dhe organizimi i brendshëm i tyre (struktura dhe organika) ndryshuan. Si rezultat i miratimit të strukturave dhe organikave të reja, rezultoi se numri i ministrive u reduktua nga 16 në 4-vjeçarin e kaluar, në 11.
Ndërkohë që numri i pozicioneve të punës, ndryshoi nga 2494 pozicione, në 2128 të tilla, me një shkurtim prej 366 pozicione pune. Në veçanti numri i pozicioneve të shërbimit civil ndryshoi nga 1874, në 1624, me një shkurtim prej 250 pozicione pune. Duhet të theksojmë këtu se një ndër elementët e organizimit të brendshëm të Kryeministrisë dhe ministrive të linjës ishte edhe kalimi i funksioneve të teknologjisë së informacionit të institucioneve të administratës shtetërore, në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)”, thuhet në raportin e DAP.
Sipas DAP, që në momentin e inicimit të procesit për hartimin e strukturave dhe organikave të reja të Kryeministrisë dhe ministrive të linjës, punonjësit u njoftuan për fillimin e procesit të ristrukturimit të ministrive të linjës dhe Kryeministrisë, duke respektuar kështu afatin e njoftimit të nëpunësve civilë të paktën 1 muaj përpara.
“Pas miratimit të strukturave dhe organikave të reja, Departamenti i Administratës Publike krijoi komisionet e ristrukturimit për Kryeministrinë dhe secilën nga ministritë e linjës. Komisionet e ristrukturimit në vendimet e tyre për propozimin e transferimit të nëpunësve civilë, apo atë të përfundimit të marrëdhënies së punës në shërbimin civil për arsye të ristrukturimit, u bazuan në: (i) krahasimin e përshkrimeve të punës; (ii) përvojën e nëpunësve civilë në tërësi në shërbimin civil dhe përvojën në pozicione të njëjta apo të ngjashme; (iii) shkallën e arsimimit, kualifikimet dhe trajnimet; (iv) vlerësimet e rezultateve në punë”, thuhet në raport.
Lajmi kryesor: