Ajo ka nsiur një bashkëpunim me këngëtaren me famë botërore Madonna, por jo ashtu siç shumë persona mund ta mendojnë.
Kjo pasi ky projekt I ri nuk ka lidhje me muzikën por me biznesin.
Këngëtarja Ora ka nënshkruar një kontratë me vlerë 500.000 dollarë për të qenë imazh I veshjeve “Material Girls”, të Madonnës.
Sipas mediave të huaja bukuroshja Ora i ka realizuar fotot për fushtaën, e cila po udhëhiqet nga Madonna dhe vajza e saj Louders.
Sipas një burimi që ka folur për “The Sun”, Louders ka qenë një fanse e Ritës për një kohë të gjatë dhe ka qenë ajo që e ka bindur të ëmën për të bashkëpunuar me të.
Madonna dhe Rita janë takuar në “Met Ball”, në Nju Jork, javën e shkuar, ku dhe kanë diskutuar për këtë gjë.
Sigurisht që rita e ka pritur mjfat mirë këtë ofertë, kjo pasi ajo është një fanse e madhe e mbretëreshës së popit, Madonna.
Emra të njohur si stilista Kelly Obsbourne, supermodelja Georgia Mat Jagger dhe Taylor Momsen kanë pozuar më parë për “Material Girl”.
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)