Ylli në shkëlqim Rita Ora ka dhënë një intervistë për revistën e njohur “Glamour” ku ka folur për fillimet e karrierës së saj. Gjithashtu ajo shprehur krenare për origjinën e saj nga Kosova, duke qenë se është e para shqiptare që ka arritur të jetë në MTV.

Ndërkohë këngëtarja Ora është pyetur gjithashtu për takimin e saj me Beyonce. : ”Destiny’s Child ishin bendi im i preferuar.Gati sa nuk më është marrë ftyma kur e kam takuar, por ajo ishte shumë e mirë. Unë e quaj ”alien”, mëqenëse ajo bën shumë gjëra në të njejtën kohë. I them: ti s’mund të jesh njeri”,- është shprehur Ora.

Rita Ora u shpreh se çelësi i suksesit të saj është fakti se Rita është e vërtetë, e hapur dhe nuk e lejon famën që t’a ndryshojë.

(xh.k/shqiptarja.com)