Rita Ora: “Mos u besoni gjërave që shkruajnë për mua”

Rita Ora: “Mos u besoni gjërave që shkruajnë për mua”
Këngëtarja kosovare Rita Ora është zemëruar me komentet e shumta që kanë bërë në lidhje me të.



Së fundmi është folur për shoqërinë e saj me modelen biseksuale Cara Delevigne duke aluduar se mes saj dhe Delevigne mund të ketë diçka më shumë se miqësi, më pas me këngëtarin Harry Styles dhe para pak ditësh u tha se Rita është në një lidhje me Dave Gardnerin.



Madje në lidhje me Gardner, mikun e ngushtë të futbollistit David Beckham, u tha se Rita ia prezantoi prindërve të saj gjatë ceremonisë “Brit Awards”.

Për këtë Rita i është adresuar fansave të saj në rrjetet sociale duke i bërë thirrje që të mos i besojnë gjërave që shkruhen për të.



“Kur ju jeni të detyruar të lexoni gjëra që nuk kanë aspak kuptim ju mendoni se ia vlen? Ju lutem, mos u besoni gjërave që shkruhen”, është shprehur Rita.

(b.t/shqiptarja.com)

2/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak