Rithemelimi nuk lejoi fjalimin e Presidentit në Kuvend, Poli Hoxha: Begaj është treguar asnjanës! Rama po përdor kaosin për të kaluar ligjet pa debat

Gazetari Poli Hoxha ka komentuar në Report Tv seancën plenare të ditës së djeshme, ku deputetët e Bardhit dhe Rithemelimit, vijuan me skenarin për bllokimin e punës, ku nuk lejuan as fjalimin e Presidentit Bajram Begaj.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Hoxha thotë se Begaj ka qenë asnjanës dhe ky ishte rasti që duhej të mbante fjalimin nisur edhe nga kriza dhe sjellja e opozitës prej kohësh në Kuvend.

Sipas tij, i vetmi që po shfrytëzon këtë situatë është kryeministri Edi Rama që po kalon ligjet pa debat.

“Ka qenë asnjanës dhe ishte rasti që për gjithë këtë krizë, ky pozicion. Mu duk si një autogol se fakt është. Okej presidenti u tregua më i qetë, shmangu edhe ankthin apo tensionin, iku në zyrë dhe lexoi atë që kishte për të lexuar.  

Rama ç’kishte për të votuar i votuan sërish. Ky aksion opozitë që bëjnë këta nuk e di se ku duan të dalin. Të përsërisësh të njëjtën metodë dhe mos të kesh rezultat, ose ka diçka që nuk shkon po ti futesh thellë. Rezultat këta për veten e tyre nuk marrin, merr vetëm Rama që kalon çdo lloj gjëje pa diskuam. Votohet një ministër nuk dëgjojmë se ca mendimi ka opozita, votohet buxheti, opozita nuk ka ndihmoi për të marrë vesh si është shpërndarë, sa lek kanë shkuar për koncesione. Ky aksion bëri që në 7 minuta të kalonin 7 mld euro. Edi Rama është i qetë dhe po e shfrytëzon këtë kaos për të kaluar ligjet pa debat”, tha Poli Hoxha.  

Opozitës në gjithë këto vite mazhorancë i numëron vetëm dy fitore.

“Opozita me këtë mazhorancë po bëhen 12 vite opozitë, ka korrur vetëm dy fitore dekriminalzimin dhe komisionin për inceneratorët”, vijoi gazetari Hoxha.

Ai komentoi edhe punën për Reformën Zgjedhore.

“Paradite ka patur një deklaratë OSBE që flet për reformën zgjedhore. Gjatë këtyre ditëve ka patur takime intensive të Britanisë, be dhe ambasadës amerikane për këtë çështje. Çfarë pamë? Grupi tjetër s’ka propozim, Alibeaj ka propozimin në tavolinë. As PS s’ka propozim. Në këtë kuptim nëse Rama tenton të bëjë një reformë të mbajë atë që do dhe këta bashkojnë votat, po atëherë i gjykoj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poli: 17/01/2024 15:42

    Ku e pa te paanshmin ky? Thone qe spak po meret me pronat e ushtrise...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja