Rithemelimi s’pranon rezultatin e zgjedhjeve, akuzon Veliajn: I dha me qira apartamente banorëve që nuk jetojnë në kryeqytet

 Rithemelimi ka vijuar akuzat për zgjedhjet vendore 2023. Kësaj radhe, anëtarja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Silvi Bardhi ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se ka dhënë apartamente me qira në prag të zgjedhjeve, banorëve që nuk jetojnë në kryeqytet. Ajo u shpreh se për këtë rast disponon prova dhe fakte të cilat i disponon. Rithemelimi i bën thirrje SPAK të hetojë rastin. Megjithatë, duhet përmendur se Veliaj ka paditur ish kryeministrin Berisha për shpifje, ky i fundit nuk është paraqitur në asnjë seancë.

“Erion Veliaj, Edi Rama dhe e gjithë banda kriminale e batërdisë zgjedhore të cilët pushtuan qendrat e votimit, janë ideatorët dhe urdhëruesit e tjetërsimit të votës në Tiranë dhe në të gjithë vendin.

Administrata shtetërore si një polici elektorale zbarkoi në çdo cep të Shqipërisë duke intimiduar, blerë, shantazhuar apo penguar shqiptarët të votojnë të lirë.

Ne disponojmë prova dhe fakte dhe tashmë këto dëshmi ndodhen në SPAK.

Prova dhe dëshmi janë publikuar si kurrë ndonjëherë live edhe në media teksa gazetarët raportonin.

Në sytë e medias fleta e votimit u fut në kuti pa kaluar më parë në vendvotim, në sytë e medias listat e partisë – shtet qëndronin në tavolinën e Komisionit ku mbahej shënim çdo person i detyruar për të votuar, në sytë e medias grupe të strukturuara orientonin votuesit se për kë duhet të votonin.

8 banorët rezultojnë të jenë nga qendra administrative Bërxullë e Vorës, Babrroi i Kamzës, Bathorja dhe Librazhdi.

I kapur në gënjeshtër nga media Drejtori i Veliajt, Fatjon Dhuli është justifikuar se i ka të afërm, ndërsa miku i tij Hysni Karaj nuk u kujtoheshin qeraxhinjtë. I gjendur nën presion Drejtori i Veliajt dhe miku i tij ka kërcënuar gazetarët.

Kjo është dëshmi e mekanizmit të manipulimit të votave në Tiranë. Mekanizëm i ndjekur kokë e këmbë nga paniku i humbjes së thellë të Veliajt.

Për këtë fakt, Drejtori i urdhëruar nga Erion Veliaj;, Fatjon Dhuli dhe miku i tij Hysni Karaj si shërbëtorë të votës së vjedhur duhet sot të jenë përpara drejtësisë.

Erion Veliaj si vjedhës, manipulues dhe marifetxhi i votave është kandidat qelie për krimin elektoral të ndodhur më 14 maj dhe korrupsionin galopant që ka kapur Bashkinë e Tiranës.

Ai është përgjegjës për deformimin e vullnetit të lirë të qytetarëve të cilët jetojnë ccdo ditë në trysninë e gjobave bashkiake, taksave të larta dhe vjedhjes së tyre ditën për diell.

Opozita nuk do të ndalet por do të denoncojë çdo ditë e në vazhdim të gjithë krimin elektoral të 14 majit. Vota e lirë dhe e ndershme është kusht për rikthimin e pluralizmit dhe demokracisë në vend.”- tha ajo.

 Rithemelimi ka vijuar akuzat për zgjedhjet vendore 2023. Kësaj radhe, anëtarja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Silvi Bardhi ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se ka dhënë apartamente me qira në prag të zgjedhjeve, banorëve që nuk jetojnë në kryeqytet. Ajo u shpreh se për këtë rast disponon prova dhe fakte të cilat i disponon. Rithemelimi i bën thirrje SPAK të hetojë rastin. Megjithatë, duhet përmendur se Veliaj ka paditur ish kryeministrin Berisha për shpifje, ky i fundit nuk është paraqitur.

“Erion Veliaj, Edi Rama dhe e gjithë banda kriminale e batërdisë zgjedhore të cilët pushtuan qendrat e votimit, janë ideatorët dhe urdhëruesit e tjetërsimit të votës në Tiranë dhe në të gjithë vendin.

Administrata shtetërore si një polici elektorale zbarkoi në çdo cep të Shqipërisë duke intimiduar, blerë, shantazhuar apo penguar shqiptarët të votojnë të lirë.

Ne disponojmë prova dhe fakte dhe tashmë këto dëshmi ndodhen në SPAK.

Prova dhe dëshmi janë publikuar si kurrë ndonjëherë live edhe në media teksa gazetarët raportonin.

Në sytë e medias fleta e votimit u fut në kuti pa kaluar më parë në vendvotim, në sytë e medias listat e partisë – shtet qëndronin në tavolinën e Komisionit ku mbahej shënim çdo person i detyruar për të votuar, në sytë e medias grupe të strukturuara orientonin votuesit se për kë duhet të votonin.

8 banorët rezultojnë të jenë nga qendra administrative Bërxullë e Vorës, Babrroi i Kamzës, Bathorja dhe Librazhdi.

I kapur në gënjeshtër nga media Drejtori i Veliajt, Fatjon Dhuli është justifikuar se i ka të afërm, ndërsa miku i tij Hysni Karaj nuk u kujtoheshin qeraxhinjtë. I gjendur nën presion Drejtori i Veliajt dhe miku i tij ka kërcënuar gazetarët.

Kjo është dëshmi e mekanizmit të manipulimit të votave në Tiranë. Mekanizëm i ndjekur kokë e këmbë nga paniku i humbjes së thellë të Veliajt.

Për këtë fakt, Drejtori i urdhëruar nga Erion Veliaj;, Fatjon Dhuli dhe miku i tij Hysni Karaj si shërbëtorë të votës së vjedhur duhet sot të jenë përpara drejtësisë.

Erion Veliaj si vjedhës, manipulues dhe marifetxhi i votave është kandidat qelie për krimin elektoral të ndodhur më 14 maj dhe korrupsionin galopant që ka kapur Bashkinë e Tiranës.

Ai është përgjegjës për deformimin e vullnetit të lirë të qytetarëve të cilët jetojnë ccdo ditë në trysninë e gjobave bashkiake, taksave të larta dhe vjedhjes së tyre ditën për diell.

Opozita nuk do të ndalet por do të denoncojë çdo ditë e në vazhdim të gjithë krimin elektoral të 14 majit. Vota e lirë dhe e ndershme është kusht për rikthimin e pluralizmit dhe demokracisë në vend.”- tha ajo.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 28/05/2023 16:39

    Silvi Bardhi familje e degjeneruar çerdhe e diktatures fole komunistesh qe i kane sherbyer Enver Hoxhes me shume se kushdo,me gjysh Hysen Haskushaj komunist e oficer e mama Shpresa Haskushaj) Bardhi komuniste e oficere, xhaxha Nazar Haskushaj komunist oficer, daja Ylli Haskushaj oficer… me dy burra tezesh komuniste e oficere te policise sekrete etj. Pergituese e zaptuese pronash te Oxhaku…. etj etj.

    Përgjigju
    • Prishtinas: 28/05/2023 18:52

      Kjo çika partizane se bashku me prindet e saj Thoma e Shpresa kane punuar ne Prishtine bashke me Argiten Lulin. Kane dhe banesa katu por me kan then se ka edhe ne Tirane dy banesa dyqane . Jo keq Silvi.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?

×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi