IZRAEL - Ritualet e ndryshme fetare mund të duken të çuditshme dhe ndoshta nuk kuptohen lehtë nga njerëzit e tjerë, të cilët nuk i përkasin asaj feje. Megjithatë kjo nuk i pengon ndjekësit e ritualeve fetare t’i ndjekin ato me përkushtim.

Këtë herë, një prift ortodoks hebre ka habitur të gjithë udhëtarët e avionit, duke u shfaqur i mbuluar i tëri nga një qese plastike. E gjithë kjo ka ndodhur pasi posti i tij si "kohanim", në fenë hebraike nuk i lejon që ti afrohet të vdekurve dhe varrezave. Poshtë qeses plastike prifti ishte veshur tërësisht me të zeza, pasi keshtu ja kerkon rangu i tij e cila e detyron qe bashkë me ritet të respktojë edhe doket e fesë që përfaqëson.

prifti hebre

Megjithatë pas publikimit të kësaj foto në të cilën shkruhej se ky prift ishte mbështjellë në këtë mënyrë për shkak se në avion kishte femra, përfaqësuesit e fesë e kanë hedhur poshtë këtë teori duke thënë se ky mbulim ka ardhur vetëm për shkak se prifterinjve te quajtur "kohanim" nuk u lejohet të ecin prane varrezave apo edhe të fluturojnë mbi to.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)