Rivali i Lulzim Bashës për kreun e Partisë Dempokratike Eduard Selami, ka lëshuar akuzat e radhës ndaj kreuat aktual të PD-së, pas propozimeve të bëra sot nga kryesia e partisë për ndryshimin e statutit.
Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Selami shkruan se “Basha nuk mund t’i afroje PD fitoren ndaj “ligjeron” pengmarrjen me statut”.
Disa kohë më parë selami ishte shprehur se “Basha eshte i deshtuar, Berisha nuk eshte zgjidhja, PD duhet reformuar mbi vlera demokratike”.
Po sot, edhe një tjetër kritik i bashës, Arben Imami, propozoi që PD-ja të ngrejë një bord për të kontrolluar financimet e partisë, duke nënkuptuar lotimin problematik rus të Bashës.