Rivlerësimi ‘zhbllokon’ shitjen e pronave luksoze, eksperti për Report Tv: Pronarët trembeshin nga tatimi! Të huajt ‘mësyjnë' tregun

Vilat luksoze, apartamentet dubleks, apo bizneset mëdha etj... do të përfitojnë më shumë nga rivlerësimi i pasurive, pasi ju ulet automatikisht vlera e lartë e tatimit që do të paguajnë nëse shiten.

“Ky proces do të ndihmojë shumë pronat me vlera të larta dhe që kanë një vlerë të lartë edhe tatimi. Ne kemi pasur shumë pronarë që vijnë tek ne dhe kur i bëjmë një analizë taksash ata kthehen dhe nuk e shesin. Me rivlerësimin do i ndihmojë të hidhen në treg. Të gjithë do të përfitojnë por lehtësimi më i madh do të jetë tek ata që e kanë edhe barrën më të madhe, që kanë pronat e luksit”, pohon Demirxhiu.

Nëse një vilë me vlerë fillestare 400 mijë euro, shitet 500 mijë euro për diferencën prej 100 mijë euro, nuk paguhet më 15% tatim ose 15 mijë euro por vetëm 3 mijë euro. Vlerësuesi i pasurive Ervin Demirxhiu thotë se pas kësaj fushate rivlerësimi më shumë prona do të hidhen në treg për tu shitur.

“Këto kohë ka pasur rritje goxha të lartë të çmimit të pronave. Pra edhe ato prona që mund të jenë rivlerësuar para dy vitesh apo më parë sigurisht që kanë nevojë për një afrim të çmimit me tregun. Kjo do ndihmonte në shitblerje. Kjo do i ndihmonte edhe qytetarët, por edhe shtetin se do të mblidhte më shumë para”, thotë vlerësuesi i pasurive Ervin Demirxhiu.

Ky afrim i çmimit të pronave me vlerën e tregut, nga ana tjetër do të shoqërohet edhe me shtrenjtim të banesave, por eksperti thotë se kërkesa për shtëpi nuk do frenohet, e ndikuar më së shumti prej blerjeve nga shtetasit e huaj.

“Kërkesa për shtëpi vijon të jetë e lartë, dhe pritet të vijoj me këto trendë, dhe çmimet po në rritje. Edhe qiratë kanë pësuar rritje, pak më lehtë se më parë, kjo vjen se edhe shumë apartamente po hidhen në treg për qiratë. Të huajit kanë pasur goxha blerje, dhe sigurisht që ndikon. Ata blejnë për investim për të jetuar. Blejnë se tregu ju duket i lirë për atë nivel ekonomik që ata kanë. Italianët kanë vite që kanë interes, Gjermanët, Polakët shumë, Ukrainasit menjëherë pas luftës, por edhe Rusët, por ka edhe nga të gjitha kombësitë”, pohon eksperti.

Ndërkohë që shtimi i turistëve të huaj, por edhe çmimet e larta të apartamenteve, po fuqizojnë tregun e qiradhënies, pasi çmimet e qirave janë rritur në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar thotë Banka e Shqipërisë, për shkak të kërkesës së lartë për apartamente me qira.

K.T./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 17/05/2024 21:39

    te huajt, te huajt te huajt.... ORE PO SHQIPTARET? apo ci do thuaj. se me keto cmime ne rritje PA PIKE LLOGJIKE, qe thoni cmimet i vendos tregu, cmimet i vendosin parate e pista, tregu vendos ASGJE

    Përgjigju
  • Po mër po: 17/05/2024 16:12

    Këta ekspertë optimist ku i gjeni mër?!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj