TIRANE - 22 vite pas nisjes së Lëvizjes Studentore në Shqipëri,që do të çonte në krijimin e të pares parti opozitare në vend, PD dhe më pas hyrjes së vendit në rrugën e pakthyeshme, por të vështirë drejt Europës, Lideri i saj Azem Hajdari, u rivra, publikisht në prani të familjarëve dhe zyrtarëve më të lartë të qeverisë dhe të PD-së. Një shtatore në bronx, e vendosur atje ku nisi gjithçka në dhjetor 1990. Por me një sendërtim që të lë pa fjalë: Azem Hajdari është i zhveshur në mes e sipër. Ka vetëm pantallonat dhe një pallto me jakë të ngritur.
Lakuriqësia e tij është muskuloze dhe autori i veprës, thjesht ka imituar një trup të formuar në një palestër. Pak të thuash naivitet, rikthim te veprat monumentale të real-socit, që personifi konin si të tillë partizanë, apo dëshmorë që ranë në luftë kundër pushtuesve, mëse gjashtë dekada më parë. Azem Hajdari nuk ishte partizan, as muskuloz, as vagabond, siç është në këtë shtatore të vënë këtë përvjetor në sheshin “Demokracia” në 1990. Unë e kam njohur Azem Hajdarin që në ato ditë, me atë trupin jokrenar, veshur me xhupin e zi, më pas me palltot uniformë në bezhë të hapur, më vonë me kostumet dipio-petë. S’e kam parë kurrë të zhveshur në mes e sipër, veç dy rasteve: kur u qëllua në nëntor 1997 kur merrte mjekimin pasi shpëtoi prej atentatit në mes të sallës së seancave plenare te Kuvendit dhe natën e 12 shtatorit 1998, kur u qëllua për vdekje në një pritë poshtë selisë së PD-së.
Muskulozi Azem Hajdari nuk ka ekzistuar. Herën e fundit kur erdhi në redaksinë e gazetës “Albania”, ku unë punoja asokohe, para se nisej për në miting në Fier, prej nga do kthehej për tu vrarë, lideri i studentëve, ishte një burrë i pjekur, i majmur, veshur me pantallona dhe këmishë të badhë, kanotiere, këpucë gjysëm-vere rrjetë ngjyrë bezhë. Një tip normal, baba i tre fëmijëve. Kishte zhbërë shumë nga vetja, duke u dhën pas jetës së çregullt, ngrënies pa fre dhe ndonjë gote që nuk mund ta refuzonte, duke mbetur një babaxhan dhe njeri i muhabetit. Por kurrë një vagabond, as muskulozi që kemi prej mbrëmë në sheshin “Demokracia”.
Ai po kishte muskujt i oponentit dhe të opozitarit. Ishte i egër me ish-komunistët, ndonjëherë, duke kaluar edhe në ekstrem, ashtu siç nuk pranonte lojëra antidemokratike në partinë ku ai kishte qenë kryetari i parë.
Prandaj partia që ai bashkëthemeloi e ndëshkoi disa herë, duke e shpallur armik. Një herë Sali Berisha i hoqi imunitetin e deputetit, një herë tjetër e përjashtoi fare, herën tjetër me policë e truproja e pengoi që të bashkohej me një lëvizje sindikaliste. Derisa në shtator 1998, ra pre e një atentati që ende fsheh shumë mistere; kush e donte Azemin të vrarë, kush donte ta përdorte arkivolin me trupin e tij, si dash mësymës për të thyer derën e kryeministrisë së drejtuar nga Fatos Nano. Sot pas 14 vitesh ish-kryeministri që u akuzua botërisht nga Berisha si vrasësi i Azem Hajdarit, është miku për kokë i shefit të PD-së, është nderuar në të njëjtën sallë dhe me të njëjtin motiv nga kryetarja e Kuvendit, Topalli, paçka se për një demokrat, kjo ishte të shkelësh mbi gjakun e derdhur në 12 shtator 1998.
Dhe mbrëmë ndodhi rivrasja e radhës, por prej PD-së, e disata, por kësaj radhe atje në mes të studentëve të vitit 2012, të cilëve u tregohet lideri i 22 viteve më parë si një vagabond, ose siç mund ta kishte dashur ta tregonte vetëm një artist i paguar nga diktatura për të denigruar deri në fund, njërin prej atyre që nisën rrëzimin e tyre nga pushteti.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com