Një maratonë e veçantë është zhvilluar në Pekin të Kinës ku pjesëmarrësit nuk ishin njerëzit por robotët humanoidë, të cilët treguan se vrapojnë shumë më shpejt seç mendohej.
Roboti fitues, i zhvilluar nga kompania kineze Honor, përfundoi garën 21 kilometra në vetëm 50 minuta e 26 sekonda, sipas një njoftimi nga zona teknologjike e Pekinit ku u zhvillua eventi.
Për krahasim, rekordi botëror për njerëzit mbahet nga atleti ugandez Jacob Kiplimo, i cili e ka përfunduar këtë distancë për rreth 57 minuta në një garë në Lisbonë muajin e kaluar.
Çfarë do të thotë kjo? Një makinë arriti të vrapojë më shpejt se njeriu më i shpejtë në botë për këtë disiplinë.
Kjo garë, sipas mediave të huaja, dhe krahasimi me vitin e shkuar tregon qartë se sa shpejt po ecën teknologjia në Kinë.
Në garën e parë të këtij lloji, roboti fitues e përfundoi gjysmëmaratonën për 2 orë e 40 minuta, ndërsa këtë vit iu deshën më pak se një orë për t'ia kaluar njeriut.
Komente









