Roja ra në gropën e ashensorit pas frikës nga tërmeti dhe vdiq/ Arrestohen administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese (VD)

DURRES- Administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të hotelit ku mbrëmjen e djeshme humbi jetën roja 62-vjeçar pasi ra aksidentalisht nga kati i dytë janë arrestuar nga policia. Në pranga janë vënë Ardian Jesini, 47 vjeç administratori i firmës dhe Ertion Reveli, 43 vjeç inxhinier i firmës që po ndërton hotelin. Ata akuzohen për shkelje të rregullave të punës ndërsa sipas policisë rrezikojnë të dënohen me 10 vite burg.

Viktima Thoma Rusa 62-vjeçar dyshohet se ra nga kjo lartësi për shkak të frikës nga tërmeti i një nate më parë. Kabina ku qëndronte 62-vjeçari ishte e vendosur jashtë ambientit rrethues të kantierit të ndërtimit, por dyshohet se ai ishte ngjitur në katin e dytë për të bërë një vrojtim dhe në momentin kur ka dëgjuar lëkundje është afruar pranë gropës së ashensorit ku ka rënë brenda duke humbur jetën.

Sipas policisë gropa e ashensorit nuk ishte e kufizuar me elementë që sigurojnë jetën e punëtorëve dhe nuk kishte asnjë tabelë ku sinjalizohej rreziku i rënies në të.

Pallati ku ishte i punësuar roja që ra nga kati i dytë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:33
FOTO/ Kabina e rojes që vdiq pasi ra nga pallati ishte e vendosur jashtë kantierit! MISTER arsyet që e shtynë të ngjitej në katin e dytë

Thoma Rusa, roja 62-vjeçar që vdiq dje pasi ra nga kati i dytë i pallatit në Currila të Durrësit, kishte një vendqëndim (kabinë) ku akomodohej gjatë orëve të natës. Kabina ishte e shkëputur nga ndërtesa, direkt pas murit rrethues të kantierit të ndërtimit. Dyshohet se ajo mund të ketë qenë duke bërë ndonjë vrojtim kur ka ndjerë lëkundje tërmeti dhe është afruar pranë gropës së ashensorit ku ka rënë duke humbur jetën.

Ora 10:17
Durrës- Roja vdiq pasi ra nga kati i dytë! Policia: ASNJË kusht sigurie, ra në gropën e ashensorit pas frikës nga tërmeti

Burime nga policia thonë se subjekti i ndërtimit nuk i kishte krijuar rojes kushtet që ai të ushtronte detyrën e tij pa ju rrezikuar jeta. Gazetari Artur Korriku raporton se sipas policisë gropa e ashensorit nuk ishte e kufizuar me elementë që sigurojnë jetën e punëtorëve dhe rojes gjithashtu dhe nuk kishte tabela ku të sinjalizohej rreziku i rënies në të.

Në këto kushte roja ndodhej në katin e dytë kur ra tërmeti dhe duket ka menduar të sigurohet pranë gropës së ashensorit por fatkeqësisht ka rënë brenda duke humbur jetën menjëherë. Në këto kushte policia ka vendosur arrestimin e administratorit të subjektit si dhe të inxhinerit zbatues me akuzën e shkeljes së rregullave të sigurimit në punë.

Ora 09:33
VIDEO- Ky është kanteri i ndërtimit të hotelit ku humbi jetën roja pasi ra nga kati i dytë

Report Tv sjell pamje nga kanteri i ndërtimit të hotelit 6 katësh ku një natë humbi jetë roja i tij, 62-vjeçari Thoma Rusi pasi ra nga kati i dytë.

Ora 00:18
E rëndë/ Bie nga pallati prej frikës nga tërmeti, ndërron jetë një person në Durrës (FOTO)

DURRES- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Thoma Rusi 62-vjeç ka rënë nga pallati duke humbur jetën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se, viktima është roja i një objekti 6-katësh në ndërtim e sipër në zonën e Currilave.

Viktima mësohet të ketë rënë nga një lartësi e konsiderueshme për shkak të frikës nga tërmeti.

Viktima Thoma Rusa

Durrës/Informacion paraprak:

Më datë 28.01.2020, rreth orës 23:30, në një ndërtesë është rrëzuar aksidentalisht,shtetasi Th.R., 62 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luli: 29/01/2020 21:50

    Ai roja kushedi se per car ka shku ne kat te dyte se objekti kishte kamera sigurie.Gjynah, kane arrestuar njerez te pafajshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë