Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, ka firmosur sërish një sërë ndryshimesh në Policisë e Shtetit.
Lëvizje të reja janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë në qarkun Fier. Kështu, drejtor është komanduar Erion Ahmeti, ndërsa shef komisariati Gerald Toska. Ky i fundit zëvendëson Anesti Salaj.
Andi Banushi do të jetë zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan, ndërsa Krenar Guçe Shef Rendi në Përmet.
Erdit Rreçeku do të jetë shef komisariati në Peqin.
Emërimet e reja:
Erion Ahmeti - Komandohet Drejtor i Policisë Fier
Andi Banushi - Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan
Krenar Guçe - Shef Rendi në Përmet
Gerald Toska - Shef i Komisariatit Fier
Dritan Muça - Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë
Dritan Malaj - Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Berat
Petrit Halo - Zëvendësdrejtor në Shkodër
Arben Nasufi - Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë
Islor Islami - Shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar (DPPSH)
Erdit Rreçeku - Shef Komisariati Peqin
Lusjan Zeqaj - Emëruar në Policinë Rrugore Tiranë
Ermal Zaimi - Komandant i Linjave të Trafikut Urban
Jetnor Shira - Drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiranë
Lajm në përditësim...
Komento
Komente











