Pazari vazhdon....gjithashtu dhe tallja me demokratët..

Dje në Parlament Sali Berisha dhe eunukët e tij deputetë, votuan si Çeçua për "Ramaduron" duke e legjitimuar atë të jetë në Bordin e Paqes së Presidentit Trump, jo vetëm si Kryeministër i Shqipërisë, por dhe si person privat, ku me shumë gjasë do qëndrojë në atë pozicion, edhe kur të mos jetë më kryeministër. 

Pra, dje Sali Berisha me të vetët e njohën "Ramaduron" si kryeministër legjitim dhe përfaqësues të shqiptarëve në një forum privat ndërkombëtar të rëndësishëm gjithsesi, ndërsa nesër pa pikë turpi do mbledhin në protestë militantët në një të ashtuquajtur protestë kundër regjimit të "narkoshtetit" të "Ramaduros" me avazin e vjetër të sharjeve ndaj narkokryeministrit që pasi e legjitimuan dje, nesër do kërkojnë dorëheqjen e tij.

Ja si tallen këta "mjeshtra" me demokratët e mavrisur....

Dhe pastaj thonë, pse nuk na mbështesin shqiptarët.(?!)